Skënderbeu-Vllaznia 1-3
(18-25, 20-25, 25-19, 23-25)
Formacioni i Vllaznisë: Gledis Lloshi, Klaudio Preka, Gentjan Curraj, Mario Lugaj, Visar Lleshi, Enid Daniku,Fatjon Çekini, Gilman Talani, Nikolin Qafarena, Gersi Jula, Ditmir Rrashketa, Ardit Taflaj. Trajner: Artan Kalaja.
Vllaznia në volejboll meshkuj e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Kombëtar të Superligës, teksa ka arritur të fitojë në transfertë me Skënderbeun e Korçës.
Ndeshja e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit, “Tamara Nikolla” të qytetit të Korçës ka prezantuar një Vllazni simpatike, e cila nën drejtimin e trajnerit Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja surprizojnë vendasit duke e fituar lehtësisht setin e parë me rezultatin 18 me 25.
Djemtë kuqeblu, Gledis Lloshi, Klaudio Preka, Gentjan Curraj, Mario Lugaj, Visar Lleshi, Enid Daniku,Fatjon Çekini, Gilman Talani, Nikolin Qafarena, Gersi Jula, Ditmir Rrashketa, Ardit Taflaj, vijojnë të luajnë mirë edhe në setin e dytë duke e fituar edhe atë me shifrat 20-25.
Duket se largimi i tre titullarëve, Gledis Lloshi, Klaudio Preka dhe Tuad Drinazi, të cilët sezonin e kaluar ishin pjesë e korçarëve, ia ka prishur planet trajnerit të Skënderbeut Arben Prifti.
Megjithatë, skuadra vendase ka një përpjekje në setin e tretë, të cilin arrin ta fitojë me rezultatin 25-19, por pa arritur të ndalë vrullin e Vllaznisë, e cila duke fituar edhe setin e tretë me shifrat 23-25, e mbyll të gjithë ndeshjen me rezultatin 1 me 3.
Një fitore kjo e merituar për djemtë kuqeblu duke i bërë një nisje shumë të mirë Kampionatit Kombëtar të volejbollit për meshkuj duke pasur si synim që në këtë sezon sportiv, Vllaznia të jetë njëra nga pretendentet kryesore për fitimin e trofeut.
(Video) Pamje nga ndeshja e volejbollit meshkuj, Skënderbeu-Vllaznia, 1-3. Kampionati Kombëtar, java e parë)