Saturday, November 23, 2024

(Video) Volejboll Femra U-18/Vllaznia mund Flamurtarin në finale dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Lexo

Volejbollistet 18-vjeçare të Vllaznisë janë kurorëzuar mbrëmjen e sotme kampione të Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Titulli kampion u arrit përmes një kampionati të shoqëruar me luftë të fortë sportive duke kulmuar me dy ndeshjet finale përballë Flamurtarit të Vlorës.

3 me 2 në favor të Flamurtarit ka përfunduar ndeshja e parë e luajtur në Vlorë, ndërkohë që takimi i dytë i luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është mbyllur me fitoren e pastër të Vllaznisë me rezultatin 3 me 0.

Gjithësesi, edhe pse fitore e merituar, duhet thënë se rivaliteti në fushën e lojës ka qënë prezent në të tre setet, 25 me 21 i pari, 25-22 i dyti dhe 25-23 i treti. Fitore kjo që përmbys humbjen e pësuar 3-2 në ndeshjen e parë në Vlorë  duke e shpallur Vllazninë kampione.

Protagonistet e suksesit

Protagonistet e suksesit të Vllaznisë U-18 në volejboll për femra janë: Edna Erkoçi, kapitene e skuadrës, për të vijuar me titullaret e formacionit, Danjela Kodra, Gentjana Kodra, Paola Gjyshja, Adma Mikopula, Klejda Kanushaj, Laura Ballçiti. Në këtë sukses kanë pjesë edhe lojtaret rezerve: Adela Vulaj, Adea Grumira, Imeda Alushi, Angjela Kodheli, Alice Gjergji, Markelinda Ndreca, Trea Garxeni. Natyrisht, që pjesë kryesore e këtij suksesi janë edhe trajneri i parë Ferdinand Bardeli së bashku me kolegun e tij Dorjan Tafa, të cilët me përkushtim dhe profesionalizën i përgatiten dhe i drejtuan drejt suksesit këto vajza.

Ceremonia

Në përfundimin e ndeshjes, Vllaznia-Flamurtari (3-0), Federata Shqiptare e Volejbollit ka organizuar ceremononinë e mbylljes së aktivitetit duke kurorëzuar skuadrën kuqeblu kampione të Shqipërisë për sezonin sportiv, 2020-2021. Ka qënë një ish volejbollist shkodran, kampion me Vllazninë dhe Studentin, si Sokol Halili që i ka dorëzuar medaljet e kampionit volejbollisteve shkodrane së bashku me trajnerët Bardeli-Tafa. Ndërkohë, më pas, momenti kulmor ka qënë dorëzimi i trofeut të Kampionatit, të cilin e ka marrë në dorëzim kapitenia Edna Erkoçi, moment që mund ta ndiqni në videon që shoqëron shkrimin së bashku me atë të dorëzimit të medaljeve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img