Kalendari i ndeshjeve të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll meshkuj, një bashkëorganizim ky mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit e ka vendosur Vllazninë që dy ndeshjet e para t’i luajë në transfertë përballë ekipeve kosovare.
Një kompeticion ky, që për volejbollistin titullarë të kuqevluve, Gersi Jula, është në objektivin e Vllaznisë për ta fituar.
Një gjë të tillë, Jula e ka shprehur për Veriu Sport, teksa konfirmon se skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja është në një formë shumë të mirë sportive.
(Video) Prononciin e plotë të volejbollistit të Vllaznisë Gersi Jula, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



