Vllaznia në volejboll për meshkuj po përgatitet për sezonin e ri sportiv. Në prononcimin e dhënë, trajneri Artan Kalaja bën një pasqyrë të përgjithshme të situatës në skuadër.
Në vijim trajneri Kalaja bën të ditur për largimin e titullarëve nga skuadra, siç është rasti i liberos, Aron Dibra, çka e dobëson për momentin grupin, por sipas tij po shikohet mundësia e zëvendësimit të tyre.
Ndonëse është pritur me shumë interes formimi i shoqatës së volejbollit Vllaznia për meshkuj, Kalaja bën të bditur se sponsori kryesor i volejbollit të meshkujve vazhdon të jetë Bashkia Shkodër.
Megjithatë, edhe pse skuadrën e shoqërojnë problemet, trajneri Kalaja është optimist që Vllaznia e rrjetës për meshkuj do të vijojë të jetë dinjitoze në kampionat.
Në vijim të prononcimit të tij, trajneri Kalaja flet edhe kampionatin e ri, duke ngritur si problem që Federata Shqiptare e Volejbollit akoma nuk e ka bërë të ditur kalendarin dhe as datën se kur do të fillojë kampionati.
(Video: Trajneri Artan Kalaja, flet rreth përgatitjeve për sezonin e ri sportiv)