Sunday, September 8, 2024

(Video)Futsal-Vllaznia humb gjysëmfinalen e parë me Tiranen. Të enjten, ora 21:00 në “Qazim Dervishi” ndeshja e kthimit. Kuqeblutë besojnë në përmbysjen e rezultatit. Mesazh tifozëve për mbështetje!

Lexo

Tirana Futsal-Vllaznia Futsal  7-1

Kuqeblutë e Futsales të drejtuar nga trajneri Bujar Celufaj, kanë qënë një nga skuadrat më simpatike të këtij sezoni për Kampionatin Kombëtar të futsales shqiptare. Edhe pse një skuadër debutuese, Vllaznia e Futsales ka prezantuar lojra të bukura dhe rezultat pozitive të arritura përballë rivalëve, të cilët gjatë viteve të fundit kanë pasur një ecuri dhe stabilitet të qëndrueshëm në konkurimet e tyre.

Ndonëse gjatë javëve të fundit, kuqeblutë kaluan disa probleme jo të vogla, qoftë në largimin e disa sportisve, por edhe dëmtimet e disa titullarëve, në objektivin e Vllaznisë ka qënë dhe është akoma fitimi i titullit kampion.

Për të realizuar këtë objektiv, Vllaznisë i duhet të kalojë Tiranën, ku shorti e ka vënë në ballafaqohet në gjysëmfinale.  Sfida e parë e luajtur në transfertë, ka folur për bardheblutë e kryeqytetit, të cilët e kanë fituar këtë ndeshje me rezultatin e thellë 7-1.

Në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit, “Asllan Rusi” të Tiranës, Vllaznia është shoqëruar me mungesa të shumta, aq sa në kontigjentin e teknikut Bujar Celufaj, kanë qënë vetëm pesë lojtarë:    Behari, Hyseni, Hasaj, Laçeja, Lekaj. Gjithësesi, përballë një Tirane të mirëorganizuar, e cila edhe ajo synon titullin kampion, kuqeblutë janë përpjekur të bëjnë më të mirën e tyre.

Në pjesën e parë, Tirana shënon tre gola në portë e Vllaznisë, ndërkohë që për kuqeblutë shënon kapiteni Senad Lekaj duke bërë që kjo pjesë të mbyllet me rezultatin 3-1 në favor të bardhebluve.

Ajo që bëri diferencën ka qënë pjesa e dytë, e cila falë një rënie fizike të Vllaznisë duke mos pasur asnjë alternativë për ndërrime, Tirana përfiton me shënimin edhe të katër golave të tjerë duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 7-1.

Për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet mbrëmjen e së enjtes së 13 prillit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 21:00, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Bujar Celulaj po përgatitet seriozisht për të përmbysur rezultatin e Tiranës dhe për të kërkuar kualifikimin në finale, duke pasur objektiv fitimin e titullit kampion.

Por, për ta arritur një gjë të tillë, Vllaznia e Futsales kërkon mbështetjen e tifozëve shkodranë, duke i ftuar ato që të jenë të shumtë në numër në përballjen e së enjtes ndaj Tiranës.

(Video) Pamje nga ndeshja e parë gjysëmfinalem Tirana Futsal-Vllaznia Futsal 7-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img