Wednesday, December 11, 2024

Mateo Luzi, talenti shqiptar që po shkëlqen në Itali. Me ëndrra të shumta dhe si frymëzim Mesin, Ronaldon etj, sulmuesi i talentuar, 17 vjeçari shqiptar rrëfen rrugëtimin e tij si futbollist i K.S.Ravena Itali ! Nga Fatmir Popja

Lexo

Mateo Luzi  është një nga të rinjtë e talentuar shqiptarë, që po rriten në futbollin italian. I riu, me prindër emigranë nga qyteti i Librazhdit  u lind në Ravena në Itali në 7 Shtator 2006 dhe ende nuk i ka mbushur 17 vjeç. Luzi  luan rregullisht me skuadrën U-17 të K.S  Ravena dhe gjithmonë e më shpesh  edhe me  U-19 të po këtij klubi të njohur italian. Ai  është cilësuar si një nga talentet e kësaj grupmoshe  dhe  luan si sulmues i djathtë në ekipin e K.S Ravena. Mateo Luzi, na tregon se si i hodhi hapat e parë në futboll si edhe për  mbështetjen që ka pasur dhe ka nga prindërit e tij emigrantë që mbërritën në Itali pas vitit 1997. Luzi tregon si edhe  kush janë lojtarët që e motivojnë, por edhe se  cili është objektivi kryesor që ai synon të arrijë në të ardhmen e afërt por edhe më tej.

– Mateo , si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

-Dashuria ime për sportin ka qenë qysh kur isha shumë i vogël.Më pëlqente çdo lloj sporti por më shumë më tërhiqte futbolli .Lidhja ime me këtë lloj sporti u bë jashtëzakonisht e fortë rreth moshës 7-8 vjeç. Njeriu që më ka shtyrë më shumë drejt këtij sporti është babai im ,Zaim Luzi i cili ka emigruar nga Shqipëria qysh kur ishte 16 vjeç.Fillimisht ai ka qenë emigrant në Greqi nga ku pas martesës emigroi në Itali ku jetojmë  familjarisht me dokumenta të rregullta . Babai im  është mjaft  i apasionuar pas futbollit por vetë nuk ka pasur fatin të luajë me ekipet e futbollit për shkak të kushteve të vështira në të cilat ndodhej vendi ku ai lindi dhe ku kaloi fëmijërinë . Ai  më ka treguar që kur ishte i ri i pëlqente të luante futboll dhe së bashku me bashkëmoshatarët e tij të lagjes ka luajtur edhe zbathur dhe jo rrallë edhe me top prej lecke pasi prindërit e tij dhe të bashkëmoshatarëve të tij nuk kishin mundësi tu blinin një top futbolli  .Ai pavarësisht pasionit dhe dëshirës për tu  bërë futbollist për shkak të  gjithë vëshirësive me të cilat përballej jeta e  shqiptarëve të atyre viteve nuk arriti ta bënte realitet ëndrrën e tij .Por gjithmonë e ka ndjekur dhe   e ndjek shumë këtë sport dhe është njaft  i lumtur për mua sikundër edhe  Mami  Ermonela dhe  motra ime  Mikela.

– Çfarë ju shtyn që të rriteni edhe më shumë në këtë profesion?

-Në Ravena ku jetojmë kam pasur mjaft bashkëmoshatarë me të cilët luanim   futboll gjithë ditën qysh fare të vegjël .E fillonim  lojēn me top afër shtëpisë, pastaj në qendër të lagjes  dhe gjatë mesditës apo pasditeve përfundonim në terrenet sportive më të mira të qytetit . Kur isha  rreth  7-8 vjeç unë dhe bashkëmosharët e mi preferonim të kishim kundërshtarë vetëm më të rriturit dhe lumturoheshim pa masë kur i mundnim dhe kjo ndodhte shpesh .Kjo ma shtoi dëshirën për futbollin dhe ambicien për tu bërë sportist profesionist.

– Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër se kushdo tjetër ?

-Ai  që më këshillon më së shumti dhe që më qëndron më afër në futboll dhe kudo pa dyshim që është babai. Edhe mami im , gjithashtu më qëndron shumë afër dhe më ndjek me mjaft emocion në stërvitje dhe sidomos në ndeshjet zyrtare .Ata shpresojnë dhe besojnë që unë do ja dal .Nuk i kam zhgënjyer dhe nuk do ti zhgënjej kurrë.

– Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?

Që kur jam bërë pjesë e K.S Ravena  kam qenë gjithmonë pjesë e formacionit bazë .E kam nisur si mbrojtës dhe pas 3- 4 vitesh , pra kur isha 11 vjeç kam luajtur qendër sulmes dhe aktualisht jam në rolin e sulmuesit të krahut të djathtë.Deri tani qysh kur jam bërë pjesë e këtij klubi futbolli kam shënuar më shumë se 150 gola dhe gjatë edicionit 2021-2022 u shpalla golashënueshi më i mirë me 25 gola për U-17 dhe shumë prej golave i kam shënuar nga distanca dhe disa me kokë ngaqë të qenurit sulmues shtatlartë me gjatësi rreth 195 cm më favorizon para portës kundërshtare  . Një gol i shënuar nga mesfusha kundër ekipit të Çervës  u komentua nga të gjithë specialistët e futbollist italian për shkak të klasit që pati goditja ime e topit  sipas tyre. Në shumë ndeshje kam dhënë mjaft asiste dhe kam  fituar  shumë 11 m pasi mbrojtës kundështarë janë mjaft agresivë ndaj meje kur futen në zonë me top . Si natyrë jam mjaft i qetë dhe kundërshtarët sado agresivë të tregohen nuk e  provokojnë  dot reagimin tim .Që kur e kam filluar futbollin dhe deri tani nuk jam ndëshkuar asnjëherë me karton dhe evitoj pozicionin jashtë loje .Jam shumë i shpejtë dhe kam aftësi dribluese gjë që e motivion shumë ekipin tim gjatë lojës  . Trajneri është shumë i kënaqur me mua por natyrisht do sa më shumë gola në çdo ndeshje nga mua .Në këtë ediocion kam shënuar 12 gola  dhe kam dhënë 8-9 asiste dhe kam fituar 6 herë 11m të cilët i ka ekzekutuar me sukses njëri nga mesfushaorër e ekipit  , ndërkohë që kemi edhe mjaft ndeshje deri në mbyllje të kampionatit .Duke qenë sulmues shtatlartë dhe mjaft agresiv në disa ndeshje më aktivizojnë edhe me U-19 të K.S Ravena që pretendon  për titullin kampion .Jam krenar pasi po luaj në një kategori të fortë të futbollit italian për moshat.

– Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?

– Sulmuesit janë shtylla kryesore e çdo skuadre .Disa kanë aftësi dribluese, disa aftësi mbreslënëse gjatë dyluftimeve në ajër dhe disa aftësi të shkëlqyera për të kaluar njëri pas tjetrit mbrojtësit kundërshtarë. Lojtarët  shqiptarë që më motivojnë më shumë janë sulmuesit e rinj të kalibrit si Armando Broja e plot të tjerë por edhe Kristjan Asllani ,Gjimshiti ,Xhaka i Arsenalit e Kumbulla  të cilët janë lojtarë shumë të fortë dhe profesionistë. Nga të huajt, ata që më motivojnë janë yjet e këtij sporti si Mesi, Ronaldo Neymar,Hazard,Mbape etj.

– Në Itali tani ka një numër të madh shqiptarësh që po luajnë në Serie A dhe Serie B. Si ndjeheni për këtë dhe sa besim ju jep që shumë shpejt dhe ju mund tju bashkoheni atyre?

– Ashtu si të gjithë ata edhe unë  jam krenar kur shoh që shumë shqiptarë  luajnë në Serie A dhe Serie B por edhe me klube të tjera nga më të mirat e Europës .Shpresoj të bashkohem edhe unë me ata sa më shpejt pasi e ndjej veten tashmë të rritur dhe thuajse një hap larg  për tu bërë pjesë e ekipeve të mëdha.Trajnerët e mi janë optimistë për të ardhmen time dhe kjo ma shton përgjegjësinë në stërvitje për të shfrytëzuar çdo mundësi për tu përgatitur më së miri si futbollist profesionist . Që kur kam qenë 12 vjeç  këmbëngulën disa ekipe të mëdha italiane për tu bërë pjesë e tyre . Çezena e Serisë B ishte një ndër  ato që u përpoq më shumë për të  më  bërë pjesë të saj pasi në të gjitha testimet paraprake mora vlerësimet maksimale .Nuk u bëra pjesë e tyre pasi shtëpia ime ndodhet 35 km larg tyre dhe ishte e pamundur të ndiqja edhe shkollën edhe stëvitjen në kushte të tilla.

– Duke parë që ju luani me një ekip të njohur për grupmoshën tuaj në Itali  a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të mirë përpara?

– Natyrisht që Shqipëria ka një të ardhme të mjaft të mirë në futboll.Pjesmarrja pak vite më parë në Kampionatin Europian e tregon qartë këtë .Shumë nga  lojtarët e Kombëtares U-17, U-18, -U-19  U-21 dhe Kombëtares së Madhe luajnë në kampionatet më të forta në Europë dhe  kjo e ka rritur dukshëm  nivelin e Kuq e Zinjve.

– Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?

– Si për çdo futbollist që synon karrierën si  profesiont edhe për mua objektivi  më i rëndësishëm  në futboll është që të luaj në një nga kampionatet më të forta të Europës dhe një ëdërr e madhe e imja është të luaj me Juventusin por edhe me Real Madrit , Barcelonën , Mançester Junaidit  , Milan ,Arsenal  . Kjo është ajo që dua të arrij dhe me punë e sakrifica dhe besoj  do ja dal.Natyrisht që një ëndërr tjetër mbetet të luajë me Kombëtaren e Shqipërisë dhe së afërmi shpresoj të grumbullohem me ekipin kombëtar të U-17 ku kam parë që po luajnë ka plot lojtarë të talentuar .

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img