(Video)Merkato-Latifi, nga ish kuqeblu, zyrtarizohet bardheblu!

Prej dy sezonesh aktivizimi me Vllazninë, Liridon Latifi ndërprert bashkëpunimin me kuqeblutë dhe nuk vonon të gjejë skuadrën e re.

Ajo është Tirana, duke bërë që futbollisti prishtinas, nga kuqeblu të vishet në bardheblu. Lajmin në fjalë e bën të ditur Klubi i Futbollit Tirana duke e shoqëruar me një video të shkurtër në të cilin Latifi prezantohet me uniformën bardheblu.

Nga sa bëhet e ditur, pas largimit nga Vllaznia, në adresë të tij ka pasur oferta edhe nga klube të tjera, brenda dhe jashtë vendit, por në fund biseda me presidentin tiranas Refik Halili e ka bindur Latifin që të vishet bardheblu.

(Video) Liridon Latifi në mjediset klubit Tirana pranë stadiumit “Selman Stërmasi” me uniformën bardheblu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu