Saturday, July 27, 2024

Faleminderit Kapiten dhe sa më shumë suksese në karrierën tëndë të mëtejshme! KF Vllaznia, zyrtarizon largimin e Erdenis Gurishtës

Lexo

Që Gurishta nuk është më pjesë e Vllaznisë, një gjë e tillë është bërë e ditur edhe më herët, atëherë kur vetë kapiteni publikoi vendimin për të mos vazhduar bashkëpunimin me kuqeblutë. Por, tashmë, është vetë KF Vllaznia, ai që nga ana institucionale njofton largimin e Gurishtës.

“Pas 9 vitesh rrugëtimi të përbashkët, vjen edhe momenti për t’i ndarë rrugët. Kapiteni Erdenis Gurishta do ta vazhdojë karrierën e tij sportive larg Vllaznisë, por falenderimet nuk mund të mungojnë për kontributin e tij për ngjyrat kuqeblu. Ai ishte kapiteni i skuadrës tonë që ngriti dy herë rradhazi lart trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Faleminderit Kapiten dhe sa më shumë suksese në karrierën tëndë të mëtejshme!”, shkruhet në postimin zyrtar që KF Vllaznia bën me rastin e largimit të kapitenit Erdenis Gurishta.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img