Federata Shqiptare e Boksit organizon në qytetin e Shkodrës Kampionatin Kombëtar të Boksit për moshat 15-16 vjeçare. Do të jenë tre ditë gara, nga e premtja në të dielë ku ekipet më të mira të Shqipërisë do të konkurojnë për fitiminin e trofeut. Trajneri i Vllaznisë, Lazarin Vila jep detaje më të shumta rreth zhvillimit të aktivitetit.
Sa i përket Vllaznisë, ajo do të konkurojë me 12 boksier dhe sipas trajnerit Vila është ekipi pretendent për të fituar titullin kampion, ndërkohë që në prizmin individual ai veçon boksierin Jurgen Lazri, kampioni në fuqi për këto grupmosha, si dhe boksierin e ardhur nga Anglia, Adam Maca, 3 here kampion Anglie dhe 3 here radhazi boksieri më i mirë në Angli, i cili do të garojë për Vllazninë.
Sipas organizatorëve të aktivitetit, dy ditët e para të konkurimit do të jenë në palestren e boksit Vllaznia, ndërsa dita e tretë finale do të zhvillohet pasditen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
(Video) Intervisten e plotë me trajnerin e Vllaznisë në boks, Lazarin Vila, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE.