Friday, May 17, 2024

Merkato-Orges Shehi kryefjale e merkatos Vllaznia futet ne gare me Shkendijen e Tetoves

Lexo

Ende s’eshte bere zyrtare por aventures se Orges Shehit te Tirana i ka ardhur fundi. Edhe mbremjen e djeshme trajneri i njohur la te nenkuptohej se do te zgjidhte te vijonte karrieren ne nje klub tjeter. Oret e fundit kane qarkulluar lajme se kishte nje oferte nga Shkendija e Tetoves por ende nuk kishte vendosur per te ardhmen e tij.

Situata tanime ka ndryshuar thuajse teresisht. Interesi per te pasur ne stafin teknik Orges Shehin eshte i madh edhe ne Superligen shqiptare. Burime te besueshme prane klubit te Vllaznise bejne me dije se drejtuesit shkodrane kane shprehur hapur pelqimin per durrsakun. Te njejtat burime tregojne per mediat se palet jane ne negociata por ende s’eshte vendosur asgje.

Nga ana tjeter Shkendija e Tetoves po pret nje pergjigje perfundimtare nga Shehi pasi koha nuk premton per te nisur pergatitjet. Te dy klubet do te luajne ne Europe dhe kesisoj duhet nisur sa me pare nga puna. Pritet te shihet se çdo te ndodhe me Shehin qe tanime ne “pole-position” eshte futur edhe Vllaznia.

Kujtojme qe Orges Shehi beri nje pune fantastike kete edicion futbollistik me Tiranen. Trajneri durrsak e çoi ekipin prane titullit kampion duke perfunduar sezonin me pike te barabarta me Partizanin. Edhe pse organika qe kishte ne dispozicion nuk ishte e plote fale aftesive te tij arriti ti hapte pune çdo kundershtari duke qene kandidat potencial per titullin kampion. Zerat per ardhjen e Orges Shehit ne Shkoder jan shtuar ku ne stadiumin “Elbasan Arena” jan pare te pranishem presidenti Alban Xhaferi dhe gjithashtu Elvis Plori. Menjeher pas ndeshjes ata kan darkuar me Shehin per te negocjuar ne lidhje me drejtimin e stolit kuqeblu. Ne vijim ngelet per tu pare sesi do rrjedhin gjerat.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img