Friday, April 19, 2024

(Video)Shkodranët përcjellin me respekt për në banesën e fundit, tifozin e zjarrtë të Vllaznisë, Edmond Spatari

Lexo

I ndarë nga jeta një ditë më parë në moshën 55 vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e mundoi gjatë periudhës së fundit, tifozi i zjarrtë i Vllaznisë, Edmond Spatari është përcjellë sot me shumë respekt për në banesën e fundit nga komuniteti shkodran.

Salla mortore “Bekteshi” që për koiçidencë gjendet në lagjen Zdralej, jo shumë larg stadiumit “Loro Boroçi” të Shkodrës, aty ku Mondi kalonte kohën më të madhe pranë Vllaznisë, është vizituar sot gjatë të gjithë ditës nga qindra e mijëra qytetarë shkodranë, duke ngushëlluar familjarët e tifozit Edmomd Spatari.

Më së shumtmi, ato që kanë spikatur kanë qënë tifozët kuqeblu, me të cilët Mondi ka kontribuar aq shumë në ndezjen e atmosferes në stadiumin “Loro Boriçi”, por edhe në stadiumet e tjera të Shqipërisë, sa herë luante Vllaznia.

Krahas entuziaznit dhe mbështetjes së pakursyer, para, gjatë dhe pas ndeshjes në mbështetje të Vllaznisë, Mondi, mund të thuhet se ishte si tip magazinieri për bazën materiale propagadistike në shëbim të Vllaznisë(flamujt, banderolat, shallat, posterat e shumta, botitë, etj), të cilat i ruante në shtëpinë e tij si sytë e ballit, duke i shfaqur më pas në ndeshjen e radhës të skuadrës së zemrës.

Dhe, jo më kot, sot, gjatë përcjelljes për në banesën e fundit, arkivoli me trupin e pajetë të Edmond Spatarit, i cili mbahej nga shokët dhe kolegët e tij tifozë, u mbulua nga flamuri kuqeblu i Vllaznisë.

Mondi, u largua sot fizikisht nga kjo botë, por emri dhe kujtimet që ai la pas, do të vijojnë të kujtohen gjatë nga tifozëria shkodrare, por edhe nga futbollistët shkodranë, të cilët kanë ndjerë prej së afërmi ngroftësinë e përkujdesjes së tij, sidomos në ndeshjet jashtë të Vllaznisë.

Vendi i tij në tribunën e “Loro Boriçit” do të vijojë të qëndrojë bosh për shumë kohë, në shenje respekti dhe kujtimi nga shokët e tij tifozë të Vllaznisë, që aq shumë e deshen Mondin e urtë, të sjellshëm, punëtor dhe shumë pasionant dhe këmbëngulës deri në sakrificë për të realizuar detyrën e tij të dekorit kuqeblu të stadiumit kudo që luante Vllaznia.

Ndërkohë, në shenjë respekti për Mondin, tifozin e zjarrtë shkodran, pritet ta shfaqë edhe vetë skuadra e Vllaznisë, kur që në ndeshjen e parë zyrtare që do të luhet në mes të muajit janar kundër Partizanit në transfertë, të mbajë një minutë heshtje përpara fillimit të ndeshjes.

(Video) Ceremonia e varrimit të Edmond Spatarit, tifozit të Vllaznisë ndarë nga jeta një ditë më parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img