(Video)Superliga-Basketboll Meshkuj, Tirana ndal Besëlidhjen kryesuese. Tashmë kreu me dy skuadra

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Tirana-Besëlidhja 81-73

(21-16, 23-15, 10-22, 27-20)

Ndryshe nga futbolli ku skuadra lezhjane është e fundit në renditjen e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë, në basketboll për meshkuj Besëlidhja ka qënë surpriza më e bukur e sezonit 2022-2023.

Ndonëse një skuadër debutuese e ardhur nga kategoria e parë, lezhjanët e basketit për meshkuj të drejtuar nga trajneri shkodran, Afrim Bilali, njëkohësisht edhe trajner i kombëtares së  Shqipërisë ka sfiduar me radhë të gjitha ekipet e Superligës duke kryesuar me meritë tabelën e klasifikimit.

Lezhjanët janë ndalur vetëm në javën e 16-të, javë në të cilën u ndeshën në transfertë me ekipin e Tiranës, ku u mundën me rezultatin 81 me 73. Një ndeshje kjo që përgjithësisht u kontrolluar nga skuadra bardheblu, e cila nga katër perioda, në tre prej tyre doli fituese.

Konkretisht, Tirana fitoi dy perioda e para 21-16, 23-15, si dhe të katërtën, 27-20. Ndërkohë, lezhjanët fituan vetëm periodën e treten 10-22, por që nuk mjaftoi për të frenuar fitoren e bardhebluve të Tiranës me rezultatin 81-73.

Kjo humbje e Besëlidhjes, si dhe fitorja e Teutës në transfertë me Kamzën 73-78, ka bërë që tashmë në krye të jenë dy skuadra me pikë të barabarta, Teuta dhe Besëlidhja me nga 28 pikë. Në vend të tretë është Tirana me 25 pikë e ndjekur nga Kamza me 24, Apolonia me 22 dhe Vllaznia e fundit me 17 pikë, që tashmë ka humbur çdo shpresë për mbijetesën në kategorinë e Superligës.

(Video) Pamje nga ndeshja e Superligës së basketbollit meshkuj, Tirana-Besëlidhja 81-73

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -