Thursday, March 28, 2024

(Video)Superliga e Basket Meshkuj. Vllaznia pëson humbjen e katërt radhazi. E mund Tirana 75-97. Asnjë sinjal nga drejtuesit, skuadra drejt rënies nga kategoria

Lexo

Vllaznia e basketit për meshkuj që konkuron në Superligën e basketbollit shqiptar, vazhdon të regjistrojë rezultate negative. Pas Apolonisë në Shkodër, Besëlidhjes dhe Kamza Basket në transfetë, takime këto të humbura me diferencë pikësh, në javën e katërt të kampionatit është mundur në shtëpi edhe nga Tirana Neptun.

Përballë mungesës së lojtarëve cilësorë, të cilët nuk janë më pjesë e Vllaznisë, ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, paraqiti në fushën e lojës një Vllazni të përbërë me elementin e ri. Megjithë përpjekjet e bëra, përballë një Tirane të mirëorganizuar, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, nuk ia doli të merrte një rezultat pozitiv.

E vetmja gjë pozitive është se aktivizimi i djemve të rinjë shkodranë në formacionin e parë po ndikon në formimin e tyre, gjë e cila pritet të japë rezultatet e duhura gjatë periudhës në vazhdim. Madje, kishte momente ajo tifozër i pakët që vijon t’i qëndrojë besnik skuadrës nuk nguroi t’i dhuronte duatrokitje brezit të ri, sidomos në disa momente kur ato spikatën lëvizjet në fushën e lojës, por edhe në shënimin e pikëve në koshin kundërshtar.

Në përfundim të ndeshjes, skuadra kuqeblu pranoi humbjen me rezultatin e thellë 75-97, që për hir të së vertetës, nëse Tirana do ta sforcohej më shumë në fushën e lojës, shifrat mund të ishin më të thella.

Me këtë humbje, e katërta radhazi, Vllaznia vijon të qëndrojë në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit. Një pozicion që nuk i shkon për shtat aspak skuadrës kuqeblu, prej së cilës tifozëria pret të fitojë titullin kampion, por me këtë situata kaq kritike, Vllaznia e basketit për meshkuj rrezikon seriozisht rënien nga kategoria Superiore.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, trajneri kuqeblu, Damian Bekteshi vijojë të shpreh shqetësimin e situatës së vështirë financiare që po kalon Vllaznia e basketit për meshkuj, ndërkohë që është në pritje të reagimit të institucioneve përkatëse, që deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sinjal pozitiv.

Nga ana tjetër, për t’u vlerësuar edhe edhe deklarata e trajnerit të Tiranës, Erkand Karaj, i cili bashkohet me shqetësimin e kolegut të tij Bekteshi. Madje, Karaj shkon deri aty sa i bën apel mediave të Shkodrës ta ngrenë zërin sa më shumë përballë kësaj situate, sepse basketbolli shqiptar ka nevojë për Vllazninë e elites së traditës së basketit.

(Video) Pamje nga ndeshja e basketit meshkuj, Vllaznia-Tirana Neptun 75-97)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img