Monday, November 25, 2024

(Video)Taekwondo- Vllaznia kampione si ekip. 40 medalje si individë(10 të arta, 11-të të argjendta, dhe 19-të të bronxta(K. Kombëtar për fëmijët e moshave 6-11 vjeç)

Lexo

Qyteti i Lezhës ka qënë destinacioni i radhës ku Federata Shqiptare e Taekwondosë zhvilloi Kampionatin Kombëtar për kategorinë e fëmijëve të moshave 6-11 vjeç.

Aktiviteti në fjalë u zhvillua në palestren e shkollës 9 vjeçare “Nënë Tereza” të Lezhës, ku mes ekipeve më të mira mori pjesë edhe ai i Vllaznisë i drejtuar nga kryetrajneri Elion Puka.

Ekipi shkodran mori pjesë me 55 sportistë, duke qënë edhe ekipi më i mirë i krejt aktivitetit, si ekip dhe si individë. Në klasifikimin ekipor, Vllaznia u shpall kampione e Shqipërisë e ndjekur nga “Studenti Akademi” i Tiranës në vendin e dytë dhe  “Besëlidhja” e Lezhës në vendin e tretë.

Ndërkohë, në klasifikimin individual, nga gjiri i Vllaznisë u fituan 40 medalje në total. Ndër to, janë dhjetë tituj kampion(medalje të arta), 11-të vende të dyta(medalje të argjendta) dhe 19-të të treta(medalje të bronxta).

Kampionët kombëtar nga ekipi i Vllaznisë janë: Edrin Murrizi pesha 21 kg, Albion Murrizi pesha 27 kg, Elois Spatari pesha 27 kg, Raian Martinaj pesha 29 kg, Omer Puka pesha 29 kg, Amad Beqiri pesha 31 kg, Elia Golemi pesha 31 kg, Ajan Zadeja pesha 33 kg, Geald Mema pesha 36 kg dhe Reina Spatari pesha 44 kg. Krahas diplomave dhe medaljeve të fituara nga ekipet dhe individët kampionë, gjyqtaria kryesore shpalli si sportistët më të mirë teknik, Xhuliano Brahushi dhe Esler Filoqi.

Titulli kampion si ekip, si dhe fitimi i 40-të medaleve në total, janë dëshmi i një pune këmbëngulëse dhe profesionale që trajneri Elion Puka dhe stafi i tij bëjnë çdo ditë me sportistët e grupmoshave të ndryshme. Sukseset e arrituara ditën e djeshme në qytetin e Lezhës për grupmoshat nga 6 deri në 11 vjeç, vijnë pas atyre të regjistruara edhe me ekipet e grupmoshave të tjera më të rritura duke e bërë ekipin e Vllaznisë më të mirin e Shqipërisë për vitin 2022.

“Emocionet janë të pashmangshme e sidomos tek fëmijët, por arritja më e madhe është t’i menaxhojmë gjatë lojës ku shumë prej tyre ia dolen, por kishte dhe nga ato që ishin në eksperiencat e para dhe meritojnë përgëzimet më të larta. Është një grup për tu admiru, në gjirin e tyre ka sportistë që dallojnë që nga starti dhe premtojnë për suksese shumë më të mëdha në vazhdimësi. Ndihemi krenar me të gjithë duke vazhdu nga sportistet, prindërit për mbështetjen, e të gjithë pjestaret e stafit.”, shprehet trajneri Puka pas aktivitetit.

Njihuni me rezultatet e arritura në K. Kombëtar të moshave 6-11 vjeç:

Fëmijë A

  1. Martin Lulaj -29 kg vend i 3-të
  2. Brion Lekaj -29 kg vend i 4-të
  3. Arel Hysaj -29 kg vend i 3-të
  4. Enriko Aramalli -29 kg vend i 2-të
  5. Maira Kraja -29 kg vend i 2-të
  6. Xhozef Delija -31 kg vend i 3-të
  7. Sion Marashi -40 kg vend i 3-të
  8. Bertan Celiku -40 kg vend i vend i 3-të
  9. Noel Camaj -40 kg vend i 4-të
  10. Arisla Borici -40 kg vend i 3-të
  11. Drini Shehu -44 kg vend i 4-të
  12. Franko Suka -44 kg vend i -3 të
  13. Amla Demushi -44 kg vend i 2-të
  14. Reina Spatari -44 kg kampione
  15. Ronaldo Marku -48 kg vend i 4-të
  16. Daniel Zefi -48 kg vend i 4-të
  17. Egli Hyseni +48 kg vend i 4-të
  18. Enes Rako +48 kg vend i 4-të

Fëmijë B

  1. Klevis Mecaj -25 kg vend i 3-të
  2. Albion Murrizi -27 kg kampion
  3. Alim Maho -27 kg vend i 2-të
  4. Relind Erkacej -29 kg vend i 4-të
  5. Rezart Malaj -29 kg vend i 3-të
  6. Omer Puka -29 kg vend kampion
  7. Xhesina Lekaj -29 kg vend i 3-të
  8. Enea Velaj -31 kg vend i 3-të
  9. Ardis Durro -31 kg vend i 2-të
  10. Skerdilajd Egerci -31 kg vend i 4-të
  11. Blerand Demaj -31 kg vend i 4-të
  12. Erglisa Lika -31 kg vend i 3-të
  13. Ennes Malaj -33 kg vend i 3-të
  14. Roel Reci -36 kg vend i 3-të
  15. Eron Hasandocaj -36 kg vend i 3-të
  16. Oneis Vucaj -36 kg vend i 4-të
  17. Erlis Kruja -36 kg vend i 4-të
  18. Julid Shimaj -36 kg vend i 4-të

37.Rean Beci -40 kg vend i 4-të

  1. Rohan Hasani +40 kg vend i 2-të
  2. Hea Rexhepi +40 kg vend i 3-të

Fëmijë C

  1. Edrin Murrizi -21 kg kampion
  2. Daris Kraja -23 kg vend i 2-të
  3. Noel Dibra -23 kg vend i 3-të
  4. Ednor Terbuni -25 kg vend i 3-të
  5. Asena Gradeli -27 kg vend i 2-të
  6. Elois Spatari -27 kg kampione
  7. Raian Martinaj -29 kg kampion
  8. Broan Haxhkaj -29 kg vend i 2-të
  9. Amad Beqiri -31 kg kampion
  10. Elia Golemi -31 kg kampione

50.Edrin Durraj -33 kg vend i 2-të

  1. Ajan Zadeja -33 kg kampion
  2. Geald Mema -36 kg kampion
  3. Amer Vrina +40 kg vend i 2-të
  4. Mateo Gjonaj +40 kg vend i 3-të(Video) Pamje nga Kampionati Kombëtar i Taekwndosë për kategorinë e fëmijëve të moshave 6-11 vjeç.

    https://youtu.be/1pXFQtU5cZg

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img