Friday, May 3, 2024

(Video)Taekwondo-Vllaznia shpallet fituese e Kampionatit Ndërkombëtar. Menida Meta më e mira e aktivitetit, sfidon në finale kampionen e Ballkanit!

Lexo

Vllaznia në Taekwondo, vazhdon të jetë lidër i kampionatit shqiptar, por ndërkohë një gjë të tillë po bën duke konkuruar edhe përkrah ekipeve të huaja në rang ndërkombëtar. E tillë ishte pjesëmarrja edhe në Kampionatin Ndërkombëtar për fëmijë  “4-th Cadet & Children Select”  zhvilluar ditën e djeshme në pallatin e sportit “Feti Borova” të Tiranës.

Ashtu si edhe herët e tjera, pjesëmarrja e ekipit të Vllaznisë që drejtohet nga kryetrajneri Elion Puka, ka qënë e shkëlqyer. Duke konkuruar me 60 fëmijë, përkrah 24 ekipeve pjesëmarrëse që shoqëroheshin nga 412 sportistë, Vllaznia e Shkodrës është rënditur e para duke u shpallur kampion.  Për t’u theksuar është se Kupen e vendit të pare, Vllaznisë ia ka dorëzuar prof. Ditmir Vodinaj, ndër ish sportistët më të mirë të ekipit të Vllaznisë vite më parë, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të Maltës.

Suksesin e arritur në Kampionatin Ndërkombëtar për fëmijë  “4-th Cadet & Children Select”, kryetrajneri Elion Puka e ndan me kolegët e stafit teknik,  Neriman Puka, Irsa Osmanagiq, Selma Uruçi, Esad Malaj, Neual Uruçi, Edri Hoti.

Në aspektin individual, figurën më të mirë sportive nga ekipi i Vllaznisë e ka bërë Menida Meta, e cila është shpallur kampione e aktivitetit duke mundur në finale kampionen e Ballkanit!

Krahas Mendia Meta. Kampione në peshën 37 kg, me titullin kampion janë nderuar edhe Altin Lasku pesha 57 kg kampion, Edrit Coka 41 kg, Aron Duka 45 kg, Rean Beci 41 kg, Franko Suka 44 kg, Reina Spatari 47 kg, si dhe 24 sportistë kampionë të këtegorisë së moshës  për Femije B dhe C.

Sipas organizatorëve, krahas të tjerave, aktiviteti në fjalë ishte mjaft argëtues dhe kompetitiv për fëmijët dhe para të, ku shpërblimet ishin të shumta për kampionët e Vllaznisë. Përveç medaljeve të shumta, Mateo Gjonaj dhe Xhozef Delija u bënë përfitues të dy biçikletave të dhuruara nga organizatori i këtij evenimenti Xhevahir Hysa i ekipit Tkd Studenti.

Rezultatet e arritura nga sportistët e Vllaznisë në Kampionatin Ndërkombëtar për fëmijë  “4-th Cadet & Children Select”

Cadet

  1. Menida Meta -37 kg kampione
  2. Sudejsa Malaj -37 kg vend i 4-të
  3. Arisla Borici -37 kg vend i 4-të
  4. Noel Camaj -41 kg vend i 4-të
  5. Edrit Coka -41 kg kampion
  6. Revne Deda -41 kg vend 4-të
  7. Riada Gradeci -41 kg vend i 2-të
  8. Gjulja Xhaji -44 kg vend i 4-të
  9. Aron Duka -45 kg kampion
  10. Aron Lulaj -45 kg vend i 4-të
  11. Amina Hadri -47 kg vend i 3-të
  12. Edina Balijaj -47 kg vend i 2-të
  13. Ibrahim Rahova -49 kg vend i 2-të
  14. Klejvis Kruja -49 kg vend i 4-të
  15. Ensar Dani -49 kg vend i 3-të

16.Ambri Mustafa -53 kg vend i 2-të

  1. Altin Lasku -57 kg kampion
  2. Ingrid Kthupi -59 kg vend i 3-të
  3. Enes Rako -65 kg vend i 4-të.

Young Cadet

  1. Martin Lulaj -29 kg vend i 3-të
  2. Enriko Aramalli -29 kg vend i 4-të
  3. Brion Lekaj -29 kg vend i 4-të
  4. Xhozef Delija -29 kg vend i 4-të
  5. Rezart Malaj -29 kg vend i 2-të
  6. Albion Murrizi -29 kg vend i 3-të
  7. Maira Kraja -29 kg vend i 3-të
  8. Arel Hysaj -33 kg vend i 4-të
  9. Ennes Malaj -33 kg vend i 4-të
  10. Arbios Kraja -33 kg vend i 4-të
  11. Ajsel Gradeci -33 kg kampione
  12. Sion Marashi -37 kg vend i 4-të
  13. Oneis Vucaj -37 kg vend i 4-të
  14. Elsar Balaj -37 kg vend i 4-të
  15. Rean Beci -41 kg kampion.
  16. Franko Suka -44 kg kampion.
  17. Reina Spatari -47 kg kampione

Ndersa kampionët e kategorise Femije B dhe C jane

  1. Noel Dibra -23 kg
  2. Daris Kraja -23 kg
  3. Klevis Mecaj -25 kg
  4. Asena Gradeci -25 kg
  5. Elois Spatari -27 kg
  6. Luar Hoti -29 kg
  7. Ajris Sula -29 kg
  8. Omer Puka -31 kg
  9. Ergit Rreshketa -31 kg
  10. Skerdilajd Egerci -31 kg
  11. Elia Golemi -31 kg
  12. Xhesina Lekaj -31 kg
  13. Sejdi Bregu -36 kg
  14. Geald Mema -36 kg
  15. Ajlin Truma -36 kg
  16. Amel Brahusha -40 kg
  17. Amer Vrina -44 kg
  18. Rohan Hasani -44 kg
  19. Mateo Gjonaj +44 kg
  20. Amar Taja -21 kg
  21. Joel Marinaj -21 kg
  22. Edrin Murrizi -21 kg
  23. Rois Pylla -29 kg
  24. Ajan Zadeja -33 kg

(Video) Kampionati Ndërkombëtar i Taekwondosë-Vllaznia kampione

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img