Saturday, April 20, 2024

Bekim Balaj, hap një “çështje”, te Vllaznia. Zëvendësimi në fund të ndeshjes me Teutën, nuk është përjetuar mirë nga bjondi i sulmit kuqeblu!

Lexo

Vllaznia, la dy pikë shumë të rëndësishme në përballjen e djeshme me Teutën në transfertë, por me rrethanat e krijuara, nëse nuk do të kishte në portë një Zogoviç në superformë, mund t’i kishte humbur të tria.

Por, përpos rezultatit, ajo që shikohet si shqetësuese në kampin kuqeblu, është një krisje mes sulmuesit Bekim Balaj dhe stafit teknik të Vllaznisë. Bëhet fjalë për minutën e 82-të, kur nga stafi kuqeblu lajmërohet zëvendësimi i Balajt për të hedhur në fushë brazilianin Kaina.

Moment ky, që siç është parë publikisht, live në stadiumin “Niko Dovana”, por edhe përmes ekranit të TV-së, në dalje e sipër nga fusha e lojës, Balaj shpreh pakënaqësi për këtë vendim të stafit teknik.

Ndryshe nga herët e tjera kur e ka marrë këtë vendim, këtë radhë, trajneri Josa nuk është përshëndetur me Balajn, i cili duke iu drejtuar pankinës së skuadrës së tij, ka gjetur zëvendëstrajnerin Vioresin Sinani, i cili merr përsipër ta qetësojë sulmuesin, në mimikën e të cilit shfaqej dukshëm një pakënaqësi që nuk e lanë në fushë deri në përfundim të ndeshjes.

Që do të thotë se në kampin kuqeblu është hapur një çështje, mes sulmuesit Bekim Balaj dhe stafit teknik. E gjitha kjo, vjen në një moment kur Vllazninë e presin beteja shumë të rëndësishme për fatin e objektivave të titullit kampion, por edhe të fitimit të Kupës së Shqipërisë. Ndaj, është shumë e nevojshme, që në familjen e madhe kuqeblu, të ketë sqarim sa më shpejt të situatës, dhe palët të shtrëngojnë duart për t’iu përveshur punës, pasi shumë shpejt është sfida e fudnjavës, kur të shtunën në ora 16:00, Vllaznia pret Partizanin kryesues të kampionatit në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së 25-të të kategorisë Superiore.

Drejtuesit më të lartë të KF Vllaznia, presidenti Xhaferi, sekretari i përgjithshëm Dibra, dhe drejtori sportiv, Miloti, nuk kanë qënë të pranishëm në “Niko Dovana”, pasi ndodhen që prej së shtunës së kaluar në Austri me mission nënshkrimin e një binjakzimi me klubin Rapid Wien në rang Akademish. Nga sa bëhet e ditur, paraditen e sotme, treshja në fjalë do të mbërrijë në Shqipëri, ku pritet të kapin menjëherë në dorë situatën në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img