Friday, April 19, 2024

(Video)Volejboll Meshkuj-Vllaznia mundet dy herë radhazi brenda javës nga Partizani në “Qazim Dervishi”

Lexo

Vllaznia-Partizani 0-3

(20-25, 10-25, 15-25)

E premte 3 janar 2023, ora 18:30, Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër

Vllaznia: Nikolin Qafarena, Esmirald Peraj, Mario Lugaj, Endri Jukni, Visar Lleshi, Gentjan Curraj, Ardit Taflaj, Gilman Talani, Gersi Jula, Erid Daniku, Sidorel Pepaj, Mario Lugaj, Enid Daniku, Ditmir Rrashketa. Trajner: Artan Kalaja, Ermal Kraja

Partizani: Zhenklaud Muça, Paskal Ozokoye, Muharrem Deliu, Eldon Xjija, Dieu Ndahayo, Izuchukëu Oforah, Xhoi Osmani, Klajdi Mexhaj,Osman Çepa, Brajan Thano, Taulant Tepelena. Trajner: Ylli Tomorri. Elton Tukseferi, Palvita Kalaj

Gyqtarë: Endri Zguri, Ardit Nurja. Sekretar: Juled Doniku

Partizani i drejtuar nga trajneri i mirënjohur Ylli Tomorri vizitoi për të dytën herë radhazi brenda javës qytetin e Shkodrës. Përballja e parë e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”  ishte për llogari të Ligës Kombëtare “Gjergj Kastrioti”, ndeshje e cila u mbyll me rezulatin e pastër, 0 me 3 në favor të Partizanit. Ndërkohë, sfida e dytë e luajtur mbrëmjen e djeshme ishte në kuadrin e javës së parë të fazës së dytë, apo përndryshe e teta sipas radhës në Kampionatin Kombëtar të volejbollit meshkuj.

Ashtu si edhe në përballjen e parë, volejbollistët miq sfiduan vendasit duke i mundur me rezultatin 0-3. Në fakt, duke parë setin e parë që po shoqërohej me një rivalitet, u mendua se Vllaznia e drfejtuar nga trajneri Artan Kalaja, do të ishte ndryshe nga ndeshja e para një jave për Ligën Kombëtare dhe të paktën do të arrinte t’i merrte ndonjë set kryeqytetasve të Partizanit. Dhe, kjo u pa kur kuqeblutë shkuan deri tek pika e 20-të, por më pas duke mos qënë të fuqishëm për të ecur më tej, pasi miqtë e mbyllin setin e parë me fitore, 20-25.

Në vijim, diferenca mes dy skuadrave bën të veten, dhe Partizani me lojtar cilësor, mes të cilëve edhe tre huaj potent, falë edhe disa gabimeve të skuadrës kuqeblu, krijon diferencë në pikëzim duke mos e vënë në diskutim fare fitoren e kësaj ndeshje.

10-25 dhe 15-25, janë shifrat e seteve të dytë dhe të tretë të fituara nga Partizani, i cili me rezultatin e përgjithshëm 0-3 fiton me meritë të gjithë ndeshjen. Me këtë fitore, Partizani vazhdon të kryesojë i vetëm tabelën e klasifikimit me 21 pikë, ndërkohë që Vllaznia renditet e katërta me 12 pikë.

(Video) Pamje nga ndeshja e volejbollit meshkuj, Vllaznia-Partizani, 0-3(Kampionati-java e 8-të)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img