Friday, March 29, 2024

(Video)Atletika shkodrane mbetet mbretëreshë e sporteve! Kryebashkiaku Bardh Spahia pret Vllazninë, 14 herë kampione kombëtare.

Lexo

Siç e ka dëshmuar në këto 14 vite, edhe 2023-shin e nisi me sukses. Atletika shkodrane fitoi kampionatin individual dimëror, duke treguar edhe njëherë tjetër se mbetet e pakonkurueshme në rang kombëtar. Për këtë sukses, kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ju rezervoi stafit drejtues dhe atletëve një pritje në zyrën e tij, ku përveç përgëzimeve, ju ofroi mbështetjen maksimale të institucionit që drejton, me objektivin e vetëm që atletika të vijojë të jetë një prej krenarive të Shkodrës.

“Vitin 2023, ekipi kuqeblu e nisi me sukses duke mos e prishur traditën 14 vjeçare të fitimit të trofeve dhe thyerjeve të rekordeve. Kënaqësi që trajnerët dhe atletët e Vllaznisë t’i prisja në zyrën time për t’i përgëzuar për çdo sukses që kanë arritur dhe për t’ju ofruar mbështetjen time maksimale.

Personalisht e kam cilësuar gjithmonë privilegj dhe si kryetar bashkie e ndjej dyfish detyrim për t’i dhënë të gjithë vëmendjen e merituar sportit, pasi ai na ka bërë krenar gjithmonë në shumë disiplina.”, tha në fillim të fjalës së tij, kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia.

Spahia gjithashtu kërkoi që aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvillohen në këtë qytet, pasi mbështetja do të jetë e garantuar, për vetë vlerat që përcjell atletika dhe ekipi kuqeblu.

“Bashkia Shkodër është e gatshme të mbështesë të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, siç i ka hije qytetit tonë. Sivjet do të organizohen aktivitete të dedikuara për yjet e atletikës shkodrane dhe shqiptare që nuk i kemi në mesin tonë, por kanë nderuar emrin e Vllaznisë dhe Shkodrës!”, premtoi njëshi i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia.

Në vijim, ai u shpreh krenarë, që trofe, medalje dhe rekorde të thyera vit pas viti, atletika shkodrane ka dëshmuar se vijon të mbetet sporti i sukseseve për Shkodrën dhe sport klub Vllazninë.

Në sukseset e arritura nga atletika shkodrane, një meritë kryesore ka edhe stafit teknik me kryetrajnerin, Albert Marashi, dhe kolegët e tij Jetmir Jahaj, Bruno Rrotani dhe Dorian Tafa. Në fjalën e tyre, Marashi dhe Jahaj, i bënë një pasqyrë të përgjithshme kreut të bashkisë Spahia për punën e bërë në vite me atletët shkodranë, ndërkohë që premtuan titujt dhe rekordet nga atletika shkodrane do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

(Video) Pritja e bërë nga kryebashkiaku shkodran, Bardh Spahia, për ekipet kampione të atletikes shkodrane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img