Saturday, December 21, 2024

Viti perfekt i Guardiolës, tekniku fiton trofeun e 37-të në karrierë

Lexo

Manchester City mbylli në mënyrën më të mirë këtë vit kalendarik, duke fituar edhe Botërorin e Klubeve, pasi mposhti në finale Fluminensen me rezultatin e pastër 4-0. Pas titullit kampion në Angli, triumfit në Champions League, fitimit të Kupës FA dhe Superkupës së Europës, “qytetarët” fituan për herë të parë në histori edhe Kupën e Botës për klube.

“Ka qenë një vit i pabesueshëm. Mbyllëm një kapitull me suksesin e sotëm. Fituam gjithçka që mund të fitonim. Tani duhet të provojmë të përsërisim të njëjtin sukses”, ka thënë pas fitimit të Botërorit të klubeve trajneri spanjoll i anglezëve.

Ky ishte trofeu i 37-të që Guardiola ka fituar në karrierën e tij si trajner, që nga viti 2008 kur nisi eksperiencën e tij të parë në krye të Barcelonës dhe suksesi i katërt në Botërorin e klubeve, duke kaluar edhe Ancelottin.

Në krye të Manchester City, Guardiola ka fituar 5 kampionate angleze, 4 Kupa Lige, 2 Kupa FA, 2 Superkupa të Anglisë, 1 Champions League, 1 Superkupë europe dhe 1 Botëror Klubesh.

Në drejtimin e Bayernit të Mynihut spanjolli ka fituar 3 kampionate gjermane, 2 Kupa të Gjermanisë, 1 Superkupë europe  dhe 1 Botëror Klubesh.

Ndërsa në krye të Barcelonës 52-vjeçari ka fituar 3 kampionate spanjolle, 2 Kupa Mbreti, 3 Superkupa të Spanjës, 2 Superkupa të Europës, 2 Champions League dhe 2 Botërorë klubesh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img