Thursday, April 25, 2024

Vllazni me oshilacione! Nga spektakli me Laçin në “Loro Boriçi” tek zhgënjimi sot në “Adush Muça”!

Lexo

Bylis-Vllaznia  1-0 (Shënues: Souza 58-të)

E mërkurë, 25 janar 2023, ora 13:00, Stadiumi “Adush Muça”-Ballsh

Bylis: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Zguro, Lorran, Maçolli, Lajthia, Ruçi, Soza, Kaçorri. Trajner: Naxhi Shensoi 

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: Florian Lataj

Një Vllazni me oshilacione është ajo që u paraqit sot në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit. Nga spektakli që kuqeblutë dhuruan të shtunën e kaluar teksa mundën thellësit Laçin në stadiumin “Loro Boriçi” për javën e 17-të të kategorisë Superiore tek një Vllazni krejt tjetër zhgënjyese sot në transfertën e Ballshit duke u mundur me rezultatin 1-0.

Pjesa e parë

Fillimi i ndeshjes së sotme në Ballsh ishte më i mirë për skuadrën vendase, e cila duke pasur në drejtim edhe trajnerin e ri, Naxhi Shensoi, e filloi lojën më me dëshirë duke mos munguar edhe veprimet sulmuese, por pa arritur të thyejë portjerin Zogoviç.

Në vijim, ishte Vllaznia që pas përballimit të presionit të minutaveve të para të vendasve, arrin të organizohet më mirë, dhe kështu vijnë edhe aksionet e tyre në kërkim të golit të avantazhit. Por, që gjithësesi, pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura, duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat e bardha, 0 me 0.

Pjesa e dytë

Ashtu si edhe katër ditë më parë ndaj Laçit, me të filluar pjesa e dytë, në të 53-tën minutë, tekniku Josa, vendos të hedhë në fushë blerjen më të, Bekim Balaj. Aktivizim ky, që pritet të ndikonte për mirë në radhët e kuqeblu për të gjetur golin e avantazhit.

Pak më herët, Vllaznia i shpëton për mrekulli një kartoni të kuq, pas një ndërhyrje të parregullt të Smajlit, i cili më herët kishte edhe një të verdhë tjetër. Ndërkohë, në të 58-tën minutë, një kundrasulm i shpejtë i vendasve, mbyllet me golin e shënuar nga Felipe Souza në minutën e 58-të.

Disavantazhi, e shqetëson shumë teknikun Josa që lëviz menjëherë me pankinën duke aktivizuar Malën dhe Krujën. Tashmë, Vllaznia, e kërkon me ngulm golin e barazimit, por për hirë të së vertetës, kuqeblutë nuk e kanë atë forcën e duhur të të realizuar përmbysjen.

Vllaznisë, nuk i vijnë në ndihmë as edhe shtatë minutat shtesë, sidomos sekondat e fundit me një rast të Hoxhajt, gjuajtja me kokë e të cilit rrëshqiti në tranversen e portës vendase.

Për mallakastriotët, kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi i ngjiti në kuotën e 20 pikë duke u rritur edhe në renditje, tashmë në vendin e shtatë. Ndërkohë, për Vllazninë, kjo humbje është, pasi e frenon në luftën për titull duke bërë që të mbesë në kuotën e 28 pikëve. Dhe në varësi të rezultateve të rivalëve, sipër dhe poshtë saj në tabelën e klasifikimit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img