Kupa e Shqipërisë, luajti dje 6 ndeshjet e kthimit të turit të dytë, ndërkohë që sot luhen edhe 2 ndeshjet e fundit që përcaktojnë skuadrat kualifikuese si dhe çiftet zyrtare për ndeshjet çerekfinale.
Vllaznia, e cila ndeshjen e parë të para dy javëve të luajtur në Ballsh e ka fituar me rezultatin 0-2, pret sot në stadiumin “Loro Boriçi” Bylisin mysafir.
Përpos avantazhit të pastër në ndeshjen e parë, në kampin kuqeblu e kanë vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e sotën, i cili në fakt, vetëm tre ditë pas ndeshjes së kupës arriti të mundë Vllazninë për kampionat, 1-0.
Një e veçantë e kësaj ndeshje është në radhët e Bylisit luajnë titullar dy shkodranëst Trumçi dhe Qardaku, ndërkohë që në merkaton e janarit me mallakastriotët u bashkua edhe një ish kuqeblu si Mevlan Adili.
Nga sa mësohet, tekniku Mirel Josa, ka vendosur të hedhë në fushë formacionin më të mirë, ndërkohë që në varësi të rezultatit, mund të ketë lëvizje nga stoli përfshirë edhe elementin e ri.
Krahas çiftit, Vllanzia-Bylis, po sot, por në orën 16:00, luhet sfida tjetër shumë e rëndësishme e turit të dytë, ku në stadiumin “Niko Dovana” do luhet derbi durrsakt, Teuta-Erzeni. Një sfidë mes dy skuadrave superior, e cila në ballafaqimin e parë kanë fiksuar rezultatin e barabartë, 1-1.
Rezultatet e ndeshjeve të Turit të Dytë
Dje
Grupi A
Tirana-Lushnja (3-0) (1-0)
Partizani-Korabi (1-3) (3-0)
Kastrioti-Dinamo (3-1) (0-0)
Grupi B
Egnatia-Skënderbeu (1-0)(1-1)
Kukësi-Apolonia (0-0) (5-0)
Laçi-Tomori (3-1) (2-0)
Sot
Grupi A
Vllaznia-Bylis (2-0) ora 13:00
Grupi B
Teuta-Erzeni (1-1) ora 16:00