Friday, May 3, 2024

Barazim në Shkodër 1-1, Vllaznia-Bylis. Kuqeblutë kualifikohen në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë

Lexo

Vllaznia-Bylis 1-1(Shënues: Alivoda 84’/Kaçorri 74’)

E premte, 3 shkurt 2023, ora 13:00, Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër

VLLAZNIA: Qarri, Kruja, Shehi, Gurishta, Hakaj, Alivoda, Heriç, Marku, Smajli, Kaina, Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa

BYLIS: Teqja, Trumçi, Janku, Adili, Zguro, Qoshku, Maçolli, Felipe Soza, T. Doi, Kaçorri, Qardaku. Trajner: Naxhi Shensoi

Gjyqtarë: Daniel Vrapi, Denis Rexha, Mario Shazivari(Tiranë). I katërt Orlando Kuka(Tiranë). Vëzhgues: Sokol Çekaj(Laç)-Delegat i FSHF-së Besnik Çela(Tiranë).

Në barazim 1 me 1 është mbyllur ndeshja e kthimit e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në mes Vllanzisë vendase dhe Bylisit mysafir. Barazim ky që duke marrë parasysh fitoren e Vllaznisë dy javë më parë në ndeshjen e parë luajtur në Ballsh, me shifrat e përgjithshme 3-1, kuqeblutë kualifikohen në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, aty ku sipas skemës së FSHF-së, do të përballen me Partizanin, i cili u kualifikua dje në përballjen me dibranët e Korabit.

Sfida e luajtur pasditën e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” u karaketeriaz nga një lojë e hapur nga të dyja skuadrat. Gjatë pjesës së parë, Vllanzia kishte më tepër topin nën kontroll, por realisht, miqtë me protagonist shkodranin Eridon Qardakun u shfaqën më të rrezikshëm në portën shkodrane, ku vetëm ndërhyrja e portjerit Qarri evitoi golin.

Rivaliteni vijoi të ishte i pranishëm edhe në pjesën e dytë, madje në minutën e 74’, mallakastriotët arrijnë të shënojnë golin e avantazhit me anë të Kaçorrit duke hapur çështjen e kualifikimit.

Por, entuziasmi i miqve zgjatë vetëm dhjetë minuta, sepsë në të 84-tërtën është Rejan Alivoda që me golin e tij mjeshtror barazpeshon shifrat në 1 me 1. Minutat e mbetura, megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, nuk prodhojnë më gol. Edhe katër minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari tiranas Daniel Vrapi, nuk japin rezultat, dhe kështu e gjithë ndeshja mbyllet në barazim 1-1, por bazuar në fitoren e Vllaznisë dy javë më parë në Ballsh, 0-2, kuqeblutë kualifikohen me meritë në turin çerekfinal

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img