Tuesday, May 7, 2024

Vllaznia dhe Skënderbeu dhurojnë spektakël në “Qazim Dervishi”- Superliga Volejboll Femra

Lexo

Vllaznia-Skënderbeu  1-3

(22-25, 25-20, 24-26, 15-25)

Vllaznia: Paola Gjyshja, Klea Miloti, Mandisa Kuçi, Edna Erkoçi, Sarah Beci, Liridona Kodra, Hanna Kniazeva, Dayra Auramchyk, Liobov Pronina, Sara Malaj. Trajner: Besnik Lisha

Skënderbeu: Paola Gjata, Stejsi Suvaria, Edona Kalludra, Nensi MIliku, Kayla Des Ëilliams, Ilva Naço, Adma Mikopula, Emanuela Rama, Krysts Kazetskaya, Yoki Hana Okuhara, Elena Beko.

 Gjyqtarë: Ardit Nurja, Konalsi Gjoka

Ashtu siç pritej dueli i javës së dytë të Superligës  së volejbollit shqiptar për femra, Vllaznia-Skënderbeu ka dhuruar spektakël. Në prezencë edhe të presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi dhe atij të Vllaznisë Florian Zekja, por dhe autoriteteve vendore që e ndoqën ndeshjen nga tribuna VIP e “Qazim Dervishit”, sfida në fjalë ishte një vitrinë më vete për volejbollin shqiptar.

Sidomos tre setet e parë u shoqëruan me një luftë të fortë sportive, ku avantazhi kalonte sa në njërën fushë tek tjetra duke mbajtur në këmbë tifozërinë e shumë që ishte e pranishme në shkallët e pallatit të sportit të Shkodrës.

Vllaznia e nis mirë setin e parë duke kryesuar në shifra, më pas disa barazime radhazi, dhe në fund mikeshat nga Korça tregohen më të sakta duke e fituar atë me rezultatin 22-25.

Volejbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Besnik Lisha nuk dekurajohen dhe duke qënë më të vendosura dhe luftarake në fushën e lojës e mbyllin setin e dytë me fitoren e tyre, 25-20.

Spektakli i vertet ishte rezervuar në setin e tretë, ku rivaliteti, emocionet dhe dramaciteti që shoqëron herë avantazhin e njërës dhe herë të tjetrës vazhdon të jetë i pranishëm deri në pikët shtesë, aty ku korçaret shënojnë dy të fundit duke fituar setin  24-26.

Kur pritej që në setin e katërt të kishim përsëri një Vllazni reaguese në fushën e lojës, ndodhë e kundërta. Humbja e setit të tretë kur në shumë momente ishte në dorën e Vllaznisë ka dhënë efektin negativ në aspektin psikologjik tek skuadra kuqeblu, e cila e përfshirë në shumë gabime të njëpasnjëshme i jep mundësi Skënderbeut të drejtuar nga trajneri Orlando Koja ta fitojë me lehtësi këtë set të katërt me shifrat 25 me 15 dhe të gjithë ndeshjen me rezultain 3-1.

Për Skënderbeun, skuadrën kampione në fuqi, kjo ishte fitorja e dytë radhazi, duke u rikonfirmuar si pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion. Ndërkohë që, për Vllazninë, kjo ishte humbja e dytë radhazi, rezultate këto, që ndonëse, kampionati është i gjatë dhe gjërat mund të rregullohen rrugës, nuk justifikojnë investimet e bëra nga Shoqata e Volejbollit Vllaznia për femra, drejtuesit e së cilës dhe stafi teknik janë shprehur optimist për fitimin e titullit kampion.

Gaspër MARKU  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img