2 me 0 në favor të Vllaznisë është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit femra, VLLAZNIA -KOLOS KOVALIVKA, takim i vlefshëm për turin e parë të “UEFA Ëomen’s Europa Cup”.
Një pjesë e parë e dominuar tërësisht nga kampionia e Shqipërisë, Vllaznia e Shkodrës, e cila me Teresa Deden në mesfushë, “truri” i organizimit të aksioneve të aksioneve në portën kundërashtare, dhe me kapitenen Megi Doçi, që nuk fal, arrin të shënojë dy herë në portën ukrainase.
Goli i parë ka ardhur në minutën e 14-të, kur pas një pasi të përpiktë të Dedes, është Doçi që finalizon dhe 1 me 0 për Vllazninë. Në vijim, kemi edhe disa kombinime, Deda-Doçi, ku kjo e fundit ishte shumë pranë golit të dytë, por portjerja ukraianse bën mrekullinë duke grushtuar në korner.
Si rezultat i presionit të Vllanzisë, del në dritë edhe goli i dytë në minutën e fundit të pjesës së parë, i cili në fakt është autogol i ekipit ukrainas Kolos Kovalivka me protagoniste Solomakha, e cila në tentativë për ta larguar nga zona e saj, e dërgon në rrjetën e portjeres së skuadrës së saj.