Ne orën 18:00 do të jetë një sfidë interesante për kreun, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores, teksa Vllaznia pret në Shkodër Egnatian. Kuqeblutë e Memellit me një fitore do të kapnin vendin e parë ndërsa rrogozhinasit e Tetoves duan 3 pikë për të vijuar kryesimin e kampionatit.
Trajneri Memelli ka bërë ndryshime duke parë situatën me dëmtimet, duke filluar nga porta ku mungon Qarri dhe do të luajë nga minuta e parë Mehidri.
Nga ana tjetër te Egnatia, trajneri Tetova vazhdon të mbajë në stol Paulauskas, për ta përdorur si alternativë në pjesën e dytë të ndeshjes.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Mehidri, Pusi, Krymi, Stojanoviç, Dragoshi, Alivoda, Boshnjaku, Sala, Gruda, Mala, Balaj.
Trajner: M. Memelli
Egnatia: Sherri, Malota, Xhemajli, Memolla, Fangaj, Aleksi, Isgandarli, Zejnullai, Spahiu, Fernando, Duamena.
Trajner: E. Tetova