Vllaznia ka menduar që eksperiencës së ekipit t’i shtojë dhe elementë të rinj. Kështu pak më parë është zyrtarizuar afrimi në ekipin e parë i kapitenit të të rinjve Rejan Alivoda.
Kontrata e firmosur është për 2 vite me opsion dhe për 2 vite të tjera. 19- vjeçari shihet si lojtar me perspektivë dhe përforcim për Mirel Josën që ka filluar punën për ndeshjet europiane.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë që tashmë pjesë e tij edhe zyrtarisht është futbollisti 19 vjeçar Rejan Alivoda. Kapiteni i ekipit tonë të të rinjve ka firmosur një kontratë 3 vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për 2 vite të tjera.
KF Vllaznia i uron atij sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu!” shkruan Vllaznia.