Saturday, November 23, 2024

Vllaznia harron Laçin premton kthesën në Fier, Brdariç dhe Marku premtojnë fitore

Lexo

Të mërkurën luhen ndeshjet e javës së 10-të të kategorisë Superiore të futbollit shqiptar, dhe kalendari e ka vendosur Vllazninë të luajë në transfertë me Apoloninë e Fierit. Kuqeblutë vijnë në këtë ndeshje pas humbjes së pësuar javën e kaluar në Laç, humbje kjo që sipas kuqebluve është lanë pas dhe tashmë i gjithë fokusi është tek ndeshja e rrdhës në Fier përballë Apolonisë vendase. Në konferencen për shtyp organizuar si zakonisht 24 orë përpara ndeshjes nga kampi kuqeblu u paraqitën trajneri Thomas Brdariç së bashku me mesfushorin Herald Marku. Thomas Brdariç “Po, kemi bërë një analizë të gjatë të ndeshjes me Laçin dhe kemi dalë në konkluzionin se nëse duam të arrijmë diçka, nuk duhet t’i përsërisim sërish ato gabime. Ajo humbje nuk ishte një gjë e mirë dhe gjatë analizës e kam konstatuar tek të gjithë keqardhjen e asaj që nuk bënë si duhet gjërat. Humbja ndihet dhe është normale, por prej saj duhen nxjerrë mësimet për të ardhmen dhe duhet të reagojmë menjëherë për të kthyer situatën në favorin tonë.”, u shpreh në fillim të prononcimit të tij kroato-gjermani i pankinës kuqeblu Brdariç. Më pas, ai foli për ndeshjen e radhës, që edhe pse ka përballë vendin e fundit, tha se kuqeblutë e kanë vlerësuar maksimalisht. “Për ne çdo ndeshje luhet si një finale. Nuk ka rëndësi se kundërshtari i rradhës është në vendin e fundit sepse dikush duhet të jetë edhe në atë vend. Por ne do të luftojmë e punojmë për të marrë një rezultat sa më pozitiv, njëlloj sikur të ishim duke luajtur ndaj ekipit më të mirë. Unë jam shumë serioz në punën time dhe gjithmonë kam deklaruar se shoh nga ndeshja në ndeshje. Humbëm me Laçin dhe e analizuam atë. Kemi për të patur ndeshje të tjera shumë më të forta, por fokusi jonë duhet të jetë gjithmonë aty. Ne nuk kemi pretendime momentale dhe duhet të presim edhe 6-7 muaj të tjerë për të parë fundin. Ne jemi këtu të gjithë që e duam futbollin dhe prandaj merremi me këtë punë. Por deri sot nuk kemi patur asnjë qëllim për të parë larg, por për t’u fokusuar tek çdo ndeshje. Nuk duam të themi, ekipi do të shkojë këtu apo aty. E rëndësishme është që ekipi e do lojën e bukur dhe do të vazhdojmë të luajmë kështu vazhdimisht.” I pyetur për mungesat e deklaruara për arsye kartotash, si Krymi dhe Imami, Brdariç nuk shfaqi shqetësim duke garantuar se ka forca të tjera në skuadër për t’i zëvendësuar. “Na mungojnë Imami e Krymi por kemi lojtarë të tjerë që do të luajnë. Janë lojtarë krejt seriozë dhe nuk shohim ndonjë diferencë të madhe në mes tyre dhe prandaj do t’i zëvendësojnë pa asnjë problem.” Pjesë e konferencës për shtyp ishte edhe mesfushori Herald Marku, i cili ndër të tjera premtoi kthesen e Vllaznisë tek fitorja duke filluar që nga kjo ndeshje. Herald Marku “Ne po zhvillonim një lojë të mirë, sidomos pjesën e parë patën shumë mundësi dhe raste duke iu poërmabjtë detyrave që na jep trajneri, por siç kemi shënuar në ndeshjet e fundit, këtë radhë fati nuk ishte me ne dhe e pësuam në fund duke marrë atë humbje. Sigurisht që është humbje që dhemb nga mënyra se si erdhi në minutat e fundit, por tashmë ne e kemi harruar, e kemi bërë edhe më përpara dhe tashmë jemi fokuar tek ndeshja me Apolonia. Ne dimë të reagojmë, kemi marrë mësim nga ajo humbje dhe do të shikojmë përpara.”, theksoi Marku në lidhje me humbjen e pësuar në ndeshjen e kaluar me Laçin. I pyetur nëse Vllaznia po mendon për titullin “kampion dimri”, Marku thotë se do t’i marrim ndeshjet një nga një duke u përqëndruar tek ndeshja e radhës, për të cilin pohoi se janë tre rezultatet në lojë, dhe për këtë duhet t’ia lëmë fushës së lojës. Në lidhje me mungesat që ka skuadra në këtë ndeshje, ai tha:”Sigurisht që janë mungesa të rëndësishme, pasi ekipi kishte krijuar ekuilibër me ato lojtarë, por e kam thënë edhe më përpara që ekipi ka mjaftueshëm lojtarë për t’i zëvendësuar. Tek Vllaznia çdo vitë është pritur shumë prej ekipit, por besoj se në këtë sezon gjërat kanë marrë për mirë dhe skuadra i ka cilësitë dhe aftësitë për të vazhduar këtë punë të mirë”, përfundoi mesfushori Herald Marku.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img