Friday, March 29, 2024

Rikthimi i Sajdi Gurit në fushën e blertë, titullar me peshë tek Ada

Lexo

Emri i Sajdi Gurit nuk është i panjohur për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë. Pjesë e një familje sportive, ku ka dominuar sporti i mundjes me babain Eljaz dhe vëllain Elis Guri kampionë absolut në breza të ndryshëm, ky i fundit edhe kampione bote, Sajdi bëri përjashtim duke zgjedhur sportin e futbollit. Me një fizik shtatlartë dhe i fuqishëm, Sajdi Guri do të ishte pjesë e Vllaznisë së moshave dhe më pas edhe ekipit të parë për disa vite, për të vijuar karrieren e tij sportive edhe me ekipe të tjera si Skenderbeu dhe Tërbuni në pozicionin e tij të preferuar të qëndërmrojtësit.

E veçanta e Sajdi Gurit ka të bëjë me faktin se pas një shkëputje rreth pesë vjeçare nga aktiviteti zyrtar futbollistik, këtë sezon është shfaqur sërishmi në fushën e blertë të futbollit. Inkuadrimi i tij në radhët e ekipit Ada të Velipojës është pritur me interes të madh nga opinioni sportiv, dhe në veçanti ai velipojak, i cili vlerëson kontributin që ai po jep në radhët e ekipit të tyre. I vendosur në qëndër të mbrojtjes velipojake, për 90-të minuta Sajdi Guri ishte ndër pikat më të forta të kësaj skuadre në fitoren që Ada realizoi në stadiumin “Adriatik” ndaj Ilirisë së Fushës Krujës me rezultatin 1 me 0 për javën e shtatë të kampionatit kombëtar të kategorisë së dytë. Menjëherë pas kësaj ndeshje, Guri dha një intervistë ekskluzive për portalin Veriu Sport.

Një ndeshje e fortë dhe një fitore e rëndësishme për Adën, urime Guri!

Fillimisht do të doja t’ju falenderoja për praninë tuaj dhe mbështetjen në ndeshjen që kishim përballë Ilirisë së Fushë Krujës, pasi duke qënë kategori e dytë në një farë mënyre interesi i medias është disi më i pakët në krahasim me të kategoritë e tjera.

Prania e juaj në fushën e lojës për 90-të minuta në këtë rikthim pas një pause disa vjeçare ka marrë vemendje jo të vogël në opinionin sportiv.

Rikthimi im në fushën e lojës është një kënaqësi shumë e madhe për mua. Shtysë për këtë vendim është bërë trajneri dhe miku im Adi Mehja. Në ekip gjeta ngrohtësi nga të gjithë të tjerët, futbollistët, stafi dhe drejtuesit e klubit. Më shumë jemi një grup shoqëror që na motivon të bëjmë më të mirën për Adën e Velipojës.

Sa të vështirë e patët këtë rikthim në aspektin fizik?

Në aspektin fizik e kisha pak të vështirë, sepse realisht kisha kohë pa luajtë, aq më tepër ambientimi me fushën e madhe është diçka shumë e rëndë, por fatmirësisht arrita ta përballoj duke u përshtatur me sukses me shokët e skuadrës.

Nga sa pamë, në përballjen me Ilirinë, skuadra mike ushtroi presion në pjesën e dytë në kërkim të golit të barazimit, dhe për ju ishte një barrë e rëndë në prapavijë, sidomos në largimet e topave me kokë?

Është e vertetë, sepse u bënë tre ndërrime të ekipit kundërshtar, të cilat i dhanë më shumë forcë Ilirisë duke na vënë nën një presion dhe rrezikshmëri të madhe për pësimin e golit. Kështu që na u desh të vendoseshim me forca të shumta në mbrotje sepse presioni i tyre ishte shumë i naltë. Fatrmirësisht na shkoi gjithçka me sukses dhe ia dolëm të marrim fitoren e rëndësishme në këtë ndeshje. Këtë fitore ia detikojmë presidentit Alfred Pjetri, sepse ai po kalon disa probleme shëndetësore me Covid-19, dhe shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt pranë skuadrës.

Si e shikoni të ardhmen e Adës?

Adën e Velipojës për momentin e shikoj se mund të jetë tek vendi i katërt apo i tretë me këtë gjendje që jemi.

Por, që rikthimi në kategorinë e parë është një detyrë për Adën.

Këtë sezon kemi një shpresë më të madhe, sepse sistemi organizativ është me pesë ekipe që pritet të jenë në Play-Off. Aty i kemi shpresat më të mëdha që të futemi në Play-Off dhe të mund të arrijmë objektin për një rikthim në kategorinë e parë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img