Ante Aralica në majë të sulmit dhe Darko Bulatoviç në qëndër të mbrotjes, janë dy mungesat e sigurta në kampin kuqeblu për ndeshjen e hapëse të kampionatit. Dy emrat në fjalë janë të deklaruar zyrtarisht nga stafi teknik, që do të thotë se pasditen e së shtunës, ato nuk do të jenë në dispozicion të teknikut Josa në përballjen me shijakasit e Erzenit.
Ndërkohë, që për Aralicen, i cili pa kalon një dëmtim disa ditor, një gjë e tillë ishte njoftuar që në fillim të javës, çështja e qëndërmbrojtësit malazez, Bulatoviç është mësuar pasditen e sotme, kur ai nuk është stërvitur me skuadrën.
Në këtë mënyrë, stfi teknik me në krye Mirel Josën, janë duke i bërë llogaritë e formacionit të parë pa të dy emrat në fjalë. Në një farë mënyre, për qëndrën e mbrojtjes duket se është gati Dajan Shehi, futbollist ky që luan po në të njëjtin pozicion si Bulatoviç, por ndërkohë që në atë pozicion luan edhe i riu Flori Spahia, 19 vjeçari i talentuar shkodran, të cilit tekniku Josa i besoi plot 90-të minuta në miqësoren me Dinamon.
Ndërsa, për majën e sulmit, siç është thënë edhe më herët, në kampin kuqeblu ekzistojnë disa alternativa, të cilat tekniku Josa është duke i studiuar me shumë kujdes. Që gjithësesi më i mundshmi është braziliani Kaina, por pse jo duke pasur aty pranë edhe pretendimet e 19 vjeçarit tjetër të talentuar të sulmit kuqeblu, Rejan Alivoda.
Më konkretisht, për zgjedhjet në fjalë duhet pritur seanca e fundit stërvitore e kuqebluve, e cila pritet të zhvillohet paraditen e së premtes në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku Josa do të pajisë me jelekët e titullarit dy pozicionet e titullarëve të munguar, Bulatoviç-Aralica.