Saturday, May 18, 2024

Vllaznia- Spartak Myjava(Sllovaki), të dielen, ora 18:00, në stadiumin Pod Malim Brdom të Petrovacit, për “UEFA Women Champions League”

Lexo

Futbollistet kuqeblu të Vllaznisë, kampione të Shqipërisë për sezonin 2021-2022, gjenden prej dy ditësh në kryeqytetin malazez, Podgoricë, duke u stërvitur për ndeshjen e turit të parë të “UEFA Women Champions League”.

Ndërkohë, pasditen e sotme, e gjithë skuadra shkodrane së bashku me stafin teknik dhe presidentin Lazër Matija kanë udhëtuar për në qytetin Petrovac, aty ku kanë ndjekur prej së afërmi duelin mes kampiones së Malit të Zi, Breznica dhe kampiones sllovake, Spartak Myjava.

Në bazë të shortit hedhur më herët në Nion të Zvicrës, ndeshjen e parë të turit të parë të “UEFA Women Champions League”, për llogari të grupit të 10-të eleminator, Vllaznia do ta luante me fituesen e këtij çifti. Një mundësi e mirë kjo për të studiuar nga afër të dy ekipet, njërin prej të cilëve do ta kishte kundërshtar në ndeshjen e 21 gushtit.

Nisur edhe nga fakti që luante në shtëpi, skuadra malazeze Breznica ishte favorite, dhe në fat të gjithë këtë mendonin. Por, ka ndodhur e kundërta, sepse sllovaket e Spartak Myjava kanë sfiduar skuadrën malazeze duke e mundur me rezultatin 2-3.

Kështu që, ditën e diele, më datë 21 gusht 2022, kundërshtari i Vllaznisë është Spartak Myjava. Një ndeshje kjo padyshim shumë e fortë, pse jo edhe e vështirë për skuadrën kuqeblu, por që gjithësesi Vllaznia është gati për ta kaluar me sukses këtë sfidë.

Një fitore e mundshme kjo për Vllazninë, dhe që në fakt të gjithë e presin në Shkodër dhe më gjërë, e kualifikon skuadrën e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka në mes 32 më të mira të Europës. Një objektiv, të cilin Vllaznia e ka arritur edhe në edicionet e mëparshme duke qënë skuadra e parë  shqiptare që kalon në këtë stad europian. Kështu pritet të ndodhë edhe të dielen, duke hapur rrugën më pas, pse jo për të pretenduar një sukses edhe më të madh.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img