Vllaznia-Kukësi, vazhdon shitja e biletave për sfidën e së shtunës. Çmimet, nga 200 lekë në tribunat anësore përfshirë edhe atë të miqve, deri në 1500 lekë në tribunën VIP

Në pritje të sfidës hapëse të kampionatit të kategorisë Abissnet Superiore, Vllaznia-Kukësi, takim që luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumni “Loro Boriçi” të Shkodrës duke filluar nga ora 20:00, Klubi i Futbollit Vllaznia ka nxjerrë në treg që prej ditës së djeshme, biletat për këtë ndeshje.

Sipas njoftimit përkatës të klubit kuqeblu, ato vazhdojnë të shiten në të gjitha pikat e përcaktuara nga ana e klubit, çmimet e të cilave variojnë nga 200 lekë në tribunat anësore përfshirë edhe atë të miqve, deri në 1500 lekë në tribunën VIP.

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se, nga dita e sotme, 23 gusht 2023, do të nisë shitja e biletave për ndeshjen VLLAZNIA –KUKESI, e vlefshme për javën e parë të “Abissnet Superiore”.

Ndeshja do të luhet, ditën e Shtunë, dt. 26 Gusht 2023, ora 20.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Ditët, oraret dhe pikat e shitjes së biletave për këtë takim janë:

Biletaria e Stadiumit

  • E Enjte– E Premte, dt. 24-25 Gusht 2023

Ora 10.00 – 18.00

  • E Shtunë, dt. 26 Gusht 2023
  • Ora 10.00 – 20.00

Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”

  • E Mërkurë – E Shtunë, dt. 24-25-26 Gusht 2023

Gjatë gjithë ditës

Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.

Tek VODAFONE SHOP, në Qendër të qytetit të Koplikut.

Rezervo ONLINE në linkun:

https://tickets.paysera.com/…/vllaznia-kukesi-java-1

Rezervo vendin tënd për të përjetuar emocionet e veçanta të ekipit të zemrës!

Forca VLLAZNIA!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu