Saturday, May 25, 2024

Hap i gabuar i Strugës, mundet 0-1 në shtëpi nga Breidablik. Kalimi në raundin e grupeve të Conference League vendoset javën e ardhme në Islandë

Lexo

Struga-Breidablik 0-1(Shënues: Gunlaugson 35′ )

Struga ngec ne takimin e pare ndaj Breidablik duke e shtyre per javen e ardhshme diskutimin final te “biletes” per kalimin ne fazen e grupeve te Conference League.

Ndeshja e pare e Struges me ekipin nga Islanda qe u luajt ne “Biljanini Izvori” u mbyll me rezultatin 0-1.

Skuadra e trajnerit Shpetim Duro zhbllokoi sfiden ne minuten e 28-te me ane te lojtarit Shabani por pas verifikimit ne VAR ai gol u anulua per faull.

Ndersa ne minuten e 35-te Gunlaugson zhbllokoi sfiden dhe u dha avantazhin miqve duke bere qe pjesa e pare te mbyllej me rezultatin 0-1.

Ne pjesen e dyte Struga diktoi gjate gjithe kohes ritmin dhe ishte ne disa raste prane golit te barazimit por fati nuk ishte ne anen e saj.

Ne fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1 me Strugen qe ne Islande duhet te fitoj me nje diference prej dy golash ose te pakten me nje gol dhe te coj ndeshjen me shtese dhe pse jo me penallti qe te mundet te kaloj ne raundin e grupeve te Conference League dhe te vijoj te shkruaj historine ne kete sezon te veçante.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img