Thursday, May 16, 2024

Vllaznia-Laçi, të shtunën ora 17:00 në “Loro Boriçi”. Klubi kuqeblu nxjerr në treg biletat e ndeshjes. Çmimi, nga 200, 400, 1000 deri në 1500 lekë në tribunën VIP

Lexo

Java e 13-të e Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore, luhet këtë fundjavë, ku njëri prej çifteve që pritet me inters është edhe ai Vllaznia-Laçi. Takimi në fjalë do të luhet pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.
Në pritje të kësaj ndeshje, shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, por sidomos për Vllazninë, e cila e përfshirë në një situatë krize, kërkohet prej saj vetëm fitore, klubi kuqeblu ka nxjerrë në treg biletat.
Nga sa shikohet në publikimin zyrtar të KF Vllaznia, çmimet e biletave për këtë ndeshje variojnë nga ai më i ulëti që është 200 lekë për tribunat C dhe E, ku edhe do të sistemohen tifozët miq, për të vijuar në 400 lek tribuna përballë, 1000 lekët tribura qëndrore dhe 1500 tribuna VIP.

REZERVO BILETËN TËNDE!
KF VLLAZNIA – KF LAÇI
Duke filuar nga sot, biletat mund t’i gjeni:
Tek dyqani UNIVERSAL
(Ora 09:00 – 20:00)
Biletatia e Stadiumit “Loro Boriçi“
Të Premten dhe të Shtunën
(Ora 10:00 – 18:00)
Market VLLAZNIA – Tek Stacioni i Trenit
ONLINE: https://shop.vllaznia.al/biletat/

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img