Ndërkohë që e gjithë vemendja në kampin kuqeblu është tek ndeshja e së shtunës kur në Shkodër mbërrin Partizani në një duel ekstra ku kuqeblutë kërkojnë fitoren për të vijuar drejt objektivit titull, drejtuesit e KF Vllaznia kanë bërë realitet një marrëveshje bashkëpunimi.
Bëhet fjalë për një klub futbolli në Gjermani, ku ndërmjetsuesi është ish futbollisti kuqeblu Skerdi Bejzade, i cili vitet e fundit po kontribuon në futbollin gjerman në detyrën e trajnerit.
Lajmin e bën të ditur pjesëtari i stafit të administratës kuqblu, Blendi Dibra.
“Projektojme të ardhmen evropiane të Vllaznisë, me menaxherin e SV Arminia Hannover z.Darius Schëientek. Po planifikojme fazën përgatitore, kurse kualifikimi për trajnerët e akademisë, shkëmbime lojtarësh dhe ndeshje miqsore me klube gjermane. Falenderojm ish-futbollistin kuqeblu Skerdi Bejzade që mundësoi këtë bashkpunim.”, shkruan Blendi Dibra në profilin e tij të rrjetit social FB.