Tuesday, December 10, 2024

Vllaznia me tre mungesa ndaj Partizanit. Latifi, Boshnjaku dhe Heriç, nuk janë grumbulluar me skuadrën. Në pikpyetje edhe Hakaj!

Lexo

Vllaznia vazhdon të vuajë problemet e dëmtimeve. Edhe në sfidën ndaj Partizanit, takim që luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:45, në radhët e kuqebluve pritet të ketë mungesa titullarësh. Bëhet fjalë për tre të tillë, ku krahas dyshes Latifi-Boshnjaku që vazhdon të mungojë prej disa javës, ndaj Partizanit do të mungojë edhe Heriç. Që të tre lojtarët në fjalë nuk janë grumbulluar me skuadrën për sfiden me Partizanin, ndërkohë që shqetësime ka shfaqur edhe mbrojtësi i majtë Ersin Hakaj, që në rast se nuk ia del, stafi ka gati Smajlin si alternative kryesore.

Mungesat në fjalë i konfirmoi trajneri Mirel Josa në konferencën për shtyp mbajtur paradien e sotme, një ditë përpara ndeshjes me Partizanin. “Nuk i kemi përcaktu ndonjë titullarët, por lojtarët që janë dëmtu, Latifi, Boshnjaku dhe Heriç, nuk do të marrin pjesë në lojë, nuk janë thirrur në grumbullimin me ekipin. Kështu që, mua më interesojnë që lojtarët të jenë 100 përqind. Kemi pasë problem edhe me Hakajn, do të shohim, se si do të shkojë edhe në stërvitjen e fundit sot, dhe pastaj do të vendosim”, tha tekniku Mirel Josa në pronononcimin e dhënë për gazetarët.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img