Saturday, October 12, 2024

Futbolli shqiptar në zi. Ndahet nga jeta në moshën 94-vjeçare, ish portjeri i famshëm, Sulejman Maliqati

Lexo

Futbolli shqiptar është në zi. Sulejman Maliqati, një nga portjerët më të famshëm të historisë së futbollit shqiptar, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Ndonëse në moshë të thyer, Sul Maliqati, apo “macja e zezë” që thirrej në publik ka qënë aktiv në jetën e përditshme, madje duke ndjekur deri vonë edhe ndeshjet e javëve të para të këtij sezoni futbollsitik për kategorinë Superiore të futbollit shqiptarë në stadiumin “Niko Dovana”. Por, nga sa bëhet e ditur, frakturat e pësuar nga një rrëzim që ka pasur ditët e fundit e kanë lënduar shumë deri në atë masë, sa edhe pse me një përkujdesje maksimale nga ana e mjekësisë, nuk arriti t’i përballonte duke ndërruar jetë ditën e mërkurë të 5 tetorit.

Karriera sportive e Sul Maliqatit përshkohet me aktivitetin e tij  futbollistik, si portjer i Besës së Kavajës, Lokomotivës së Durrësit, Partizanit ku qëndroi gjatë për rreth 14 vite, si dhe ekipit kombëtar në periudhën 1950-1964.

Nën shembullin e Sulës, traditën e futbollit në familjen Maliqati e vazhdoi edhe djali i tij, Agim Maliqati, edhe ky një portjer shumë i njohur me ekipin durrsak Lokomotiva, ndërkohë që për dy vite u aktivizua me shumë sukses në ekipin e Vllaznisë gjatë kohës së shërbimit ushtarak. Fatkeqësisht, i ndarë nga jeta disa vite më parë në moshë të re nga një sëmundje që e shoqëronte.

Për vlerat dhe kontributin e madh dhënë në futbollin shqiptar, ish portjeri i famshëm, por më pas edhe mësuesi i edukimit fizik dhe trajneri i aftë, Sulejman Maliqati ka marrë nderimet e merituara nga të të dy sistemet, si “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Mjeshtër i Madh”, “Nderi i Kombit”, “Qyetar Nderi” i Kavajës, etj.

Keqardhjen për humbjen e tij e përcjellë edhe Federata Shqiptare e Futbollit, dhe personalisht presidenti, Arman Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, i shprehr ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij.

“Futbolli shqiptar humbi sot një nga legjendat më të mëdha të historisë së tij. I madhi Sulejman Maliqati është ndarë sot nga jeta në moshën 94-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur e të çmuar për të gjithë futbolldashësit.

Ish-portieri i famshëm i Kombëtares në vitet 1950-1964, Maliqati ishte një ikonë e padiskutueshme dhe një shembull frymëzimi për gjenerata të tërë sportistësh.

Përveçse i dekoruar me titujt më të lartë shtetëror dhe me shumë trofe të fituar në fushë, Maliqati ka qenë edhe njeri i shkëlqyer, një mik i mirë dhe një personalitet i rrallë e me shumë vlera në jetën shoqërore me kontribute të mëdha veçanërisht në botën e futbollit.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e miqve të tij. Emri i tij ka zënë vend tashmë në panteonin e më të mëdhenjve të historisë së futbollit shqiptar. U prehsh në paqe Sul Maliqati!”, shkruan President ii FSHF-së, Armand Duka, për ndarjen nga jeta të ish portjerit të famshëm durrsak, Sulejman Maliqati.

“Veriu Sport” i shpreh ngushëllime familjes Maliqati për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, si dhe komunitetit sportive durrsak e më gjërë për humbjen e kësaj figure të madhe sportive!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img