Siç është bërë me dije edhe më herët, për sezonin e ri futbollistik 2023-2024, Klubi i Futbollit Vllaznia do të ketë si sponsor general, kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria. Me logon e kësaj kompanie, Vllaznia do të zbresë në fushë që në ndeshjen e parë të sezonit që zhvillohet këtë të shtunë ndaj Kukësit për javën e parë të kampionatit.
Duke nisur nga ndeshja e javës së parë të “Abissnet Superiore”, kundër Kukësit, Vllaznia do të zbresë në fushën e lojës me uniformat e reja që mbartin logon “SIGAL UNIQA”.
“Sezon i ri, dizenjo e re. Tre modelet e veçanta tashmë të gatshmë për të gjithë ju.
Të interesuarit për të prenotuar fanellat e reja mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+35569 60 11 001
Ose përmes dyqanit online duke klikuar në linkun: http://shop.vllaznia.al/”,
shkruan faqja zyrtare e KF Vllaznia, duke informuar dhe orientuar ato që dëshirojnë të pajisen me këto uniforma.