Wednesday, December 11, 2024

(Video) Barazim 2 me 2 në miqësoren, Vllaznia U21-Tërbuni i Pukës

Lexo

Vllaznia U21-Tërbuni  2-2

(Shënues: Gerald Kubazi, Kevin Dodaj/ Vildan Kaçubela, Rigers Xhahysa)

Vllaznia U-21 dhe tërbuni i Pukës zhvilluan paraditen e sotme një ndeshje miqëesore, e cila pritet t’i shërbejë të të dyja skuadrave në prag të fillimit të kampionateve kombëtare përkatëse.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë sezon të ri futbollistik me trajnerë të rinj në krye të pankinave të tyre. Vllazninë  U-21, sezonin e kaluar e drejtoi  Elvis Plori, i cili për sezonin e ri futbollistik mban postin e drejtorit sportiv në KF Vllaznia. Zëvendësimi i Plorit u bë fillimisht me trajnerin Vioresin Sinani, i cili zhvilloi seancat e para stërvitore me këtë skuadër, madje edhe miqësore, ndërkohë që së fundmi  drejtimin e kësaj skuadre e ka marrë trajneri Ergi Borshi, që më herët ishte në pozicionin e zëvendëstrajnerit të ekipit të parë kuqeblu duke bërë që Sinani ka kalonte si trajner  i Vllaznisë U-19.

Ndryshime ka pasur edhe në kampin pukjan, ku pas problemeve që kaloi Tërbuni sezonin e kaluar duke zbritur nga kategoria e parë në të dytën, drejtimin e ka marrë trajneri shkodran, Altin Xhahysa.

Një miqësore kjo që ka marrë vemendjen e plotë të drejtuesve më të lartë të KF Vllaznia si dhe në të njëjtën kohë edhe të KF Tërbuni, të cilët e kanë ndjekur prej së afërmi   ndeshjen e luajtur mesditen e sotme në stadiumkion “Reshit Rusi”.

Referuar ecurisë së takimit duhet thënë se pukjanët kanë pasur një paraqitje më të mirë në pjesën e parë, teksa kanë arritur të shënojnë dy herë me anë të Vildan Kaçubelës si dhe Reigers Xhahysës.

Me avantazhin 2 me 0 për Tërbunin mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, është një pukjan që luan për Vllazninë, si Kevin Dodaj i cili i shënon skuadrës që drejtohet  si president nga babai I tij, kryebashkiaku pukjan Rrok Dodaj.

Së bashku edhe me golin e kolegut të tij kuqeblu, Gerald Kubazi, Vllaznia arrin ta barazojë rezultatin në 2 me 2.  Një miqësore kjo që ka nxjerrë të kënaqur dy stafet përkatëse, të cilët patën mundësinë që krahas formacionit titullar të aktivizojnë edhe lojtarët e tjerë të stolit.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore, Vllaznia U21-Tërbuni, barazim 2-2.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img