Saturday, July 27, 2024

Vllaznia mposhtet 3-1 nga irlandezo-veriorët

Lexo

Vllaznia ka thyer ecurinë pozitive të ekipeve shqiptare në Europë. Shkodranët nuk kanë ndjekur rrugën e Partizanit, Egnatias, dhe Tiranës teksa janë mposhtur në perballjen e parë të turit të parë kualifikues në Ligen e Konferences. Kuqeblutë kanë humbur me rezultatin 3-1 kundër Linfieldit në ndeshjen e luajtur në Irlande duke komplikuar terësisht shanset për një kualifikim në turin tjetër eliminator.

Që në fillim u pa qartë që vendasit kishin një tjetër hap teksa shkodranët vuanin shumë sidomos në mesfushë dhe vetëm pritjet e Qarrit bënë që pjesa e parë të mbyllej barazim pa gola.

Sfida u zhbllokua në minutën e 57-të kur portieri shkodran grushtoi por askush nuk ishte aty për të larguar topin dhe vendasit e dërguan në rrjetë me McKee. I njejti futbollist dyfishoi shifrat pak minuta më vonë në të 68-tën minutë pasi perfitoi nga një gafë e mbrojtësit serb Stojanoviç. Një gabim i mevonshëm i Sales bëri që Linfield të shënojë edhe të tretin me anë të mesfushorit Skot në të 76-tën minutë.

Në pamundesi të mbrojë rezultatin e pjesës se pare dhe me pësimin e 3 golave Vllaznia kërkon të reagojë dhe në minutën 89′ do vinte goli i nderit për shkodranet me anë të qendërmbrojtesit Juriç. Asisti i Bekim Balaj kthehet në gol nga shtatëlarti i mbrojtjes mike. Vllaznia dhe trajneri Memelli duhet të bëjn gjithçka për ndeshjen e dytë ose me këtë shthurje në loje dhe me reparte që nuk lidheshin me njëri-tjetrin kualifikimi do jetë një “ënderr” e mbetur në sirtar. Gjithçka ngelet per tu parë në “Loro Boriçi” te enjten e ardhshme.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img