Vllaznia në ditët përgatitore boshnjake. Mesfushori Amir Kahrimanoviç, i kënaqur me skuadrën, oiptimist për rezultat pozitiv në përballjet europiane me islandezët e Valur

Kuqeblutë e Vllaznisë vijojnë ditët përgatitore boshnjake. Ashtu siç është thënë edhe më herët, Vllaznia ka lënë qytetin e Shkodrës dhe është instaluar në kampingun stërvitor në Medjugorje të Bosnjë- Hercegovinës për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet europiane.

Nga sa bëhet e ditur, skuadra i është nënshtruar dy seancave stërvitore në ditë, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje, stafi teknik ka planifikuar edhe zhvillimin e 2-3 ndeshjeve miqësore.

Pjesë e këtyre prgatitjeve është edhe mesfushori Amir Kahrimanoviç, futbollist i ardhur këtë sezon futbollistik nga Erzeni i Shijakut i Superiores por që këtë sezon do të luajë në të parën. Në një prononcim dhënë për faqen zyrtare të KF Vllaznia, Kahrimanoviç, shprehet I kënaqur ecurinë e përgatitjeve të kuqebluve, ndërkohë që shprehet optimist edhe për një rezultat pozitiv në përballjet europiane të turit të parë Conferencë League nga Valur të Islandes.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu