Wednesday, April 24, 2024

Vllaznia, në super formë. Tre pikë larg kreut, në Shkodër ka “oreks” për titullin kampion!

Lexo

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Mirel Josa vazhdon të regjistrojë rezultate pozitive. Tre fitoret radhazi, ndaj Partizanit dhe Bylisit në transfertë dhe kjo e javës së 17-të ndaj Laçit, janë treguesi më më i mirë që kuqeblutë janë skuadra më në formë e kampionatit.

Sfida e luajtur të shtunën e kaluar në stadiumin “Loro Boriçi” me Laçin prodhoi lojë dhe katër gola në portën mike. Një ndeshje kjo, që pati brenda edhe debutimin e blerjes më të re, Bekim Balaj, aktivizimi i të cilit u prit me duatrokitje nga tifozëria shkodrane. Me fitoren ndaj Laçit, pas javës së 17-të të kategorisë Superiore, Vllaznia është e treta në renditje me 28 pikë, tre më pak sesa Tirana kryesuese dhe dy më pak se Partizani i vendit të dytë.

Të gjithë këto, kanë bërë që në Shkodër të mendojnë seriozisht për fitimin e titullit kampion. Tifozëria, është ajo që e kërkon prej kohsh një gjë të tillë, por tashmë, në ndryshim nga më përpara, tashmë edhe vetë trajneri Mirel Josa, pranon realisht që Vllaznia është një skuadër për titull.

“Rezultatet kanë qenë të mira, kemi një program të vështirë. Vitin e kemi mbyllur me disa diskutime, duke pasur parasysh dy humbjet pas fillimit të kampionatit. E ekuilibruam çështjen me fitoren ndaj Teutës. Vitin kanë hyrë mirë. Më intereson më tepër konsolidimi i skuadrës, që ka ardhur nga ndeshja në ndeshja duke u përmirësuar. Nuk kemi ndryshuar ndonjë gjë të mëdha. Për mua ka shumë rëndësi mënyra si sillen lojtarët në fushën e lojës dhe në dhomat e zhveshjes. Objektivi i Vllaznisë është që të mbarojë në vendet e para, të dalë qoftë edhe kampion. Nuk kam frikë ta përmend titullin, kam shumë dëshirë, problemi është që duhet të jemi me këmbë në tokë, të respektojmë skuadrat e tjera. Duket respektuar skuadrat e tjera, respektojmë punën tonë.”, shprehet Josa në një prononcim për median.

I pyetur për ardhjen e Bekim Balajt në skuadër, Josa, përgjigjet: “Nuk është problem se erdhi Bekim Balaj, ardhja e tij më liron më tepër. Kam zgjidhje për të cilat skuadra ka pasur probleme në dy fazat e para. Unë jam shumë i kënaqur me Balajn në skuadër. Është një shkodran, të cilin unë kam qenë i pari që e kam afruar në skuadër. Unë i kam sugjeruar klubit mendimet e mia për sa i përket lojtarëve. Aralica është një problem në dorë të klubit. Unë kam bërë sugjerimet i mia. Do t’i jepet zgjidhje deri në fund.”

Në vijim, duke folur për dy rivalët kryesorë pr titull, Tiranën dhe Partizanin, Josa vlerëson të kuqtë si më të organizuar. “Ndeshjet direkte me Partizanin dhe Tiranën janë luajtur në ekulibër. Diferenca është ngushtuar. Partizanin e shikoj pak më të forcuar dhe të organizuar. Tirana e ka pasur, nuk mund të flas për problemet e brendshme që kanë këto skuadra. Në Shqipëri nuk punohet me projekte afatgjate. Nuk është në dorën time e ardhmja, është në dorën e klubit. Në Shqipëri nuk dimë si do të gdhihemi nesër”, komentoi, tekniku kuqeblu, Mirel Josa.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img