Ashtu si edhe vitet e kaluara, proçesi i ri i rimbjelljes së barit të fushës së lojës, e detyron Vllazninë të shtegtojë në stadiumet e tjera për një afat rreth 3 javë e gjysëm. Një gjë të tillë e konfirmon presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi.
Sipas njëshit të klubit kuqeblu, bazuar masat e marra, sezonin e kaluar fusha e “Loro Boriçit ka qënë optimale, dhe për këtë falenderon edhe për Bashkinë për mbështetjen e duhur një këtë drejtim.
Konkretisht, qe prej ditës së djeshme ka nisur korrja e barit, dhe në vijim me pajisjet moderne të Federatës Shqiptare të Futbollit do të nisë heqja e tapetit të vjetër, hedhja e farës së barit të ri, gjë që pritet të shkojë deri në një afat kohor deri për rreth tre javë e gjysëm.
Në këtë mënyrë, kuqeblutë shfrytëzojjë rastin që ndeshjen e transfertës me Dinamon këtë fundjavë do ta luajnë në “Elbasan Arena”, më pas transferta tjetër me Laçin, ndërkohë që ndeshjen e radhës që kanë për ta luajtur brenda me Elbasanin pritet që një mirëkuptim dy palësh ta luajnë në fushën elbasanase dhe në fazën tjetër të kompensohet me ndeshje brenda.
Sipas zotit Xhaferi, stadiumi “Loro Boriçi” pritet të jetë gati me 20 tetor, sepse me datë 21 tetor në Shkodër është planifikuar të luhet ndeshja e kombëtares së femrave të drejtuar nga shkodrani Armir Grima përballë kombëtares së Norvegjisë.
Sa i përket Vllaznisë, skuadra kuqeblu pritet të rikthehet në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen ndaj Partizanit. Ndërkohë, përpos ndeshjes së kombëtares së femrave me Norvegjinë, FSHF, ka planifikuar që në Shkodër të zhvillojnë disa ndeshje edhe ekipin kombëtar U21.
Por, ajo që paraqet interes më shumë ka të bëjë me një kërkesë që presidenti Xhaferi i ka bërë FSHF-së për të sjellë në “Loro Boriçi” edhe kombëtaren e madhe të drejtuar nga tekniku Silvinjo për ndeshjet zyrtare të muajve të ardhshëm.