Sunday, July 6, 2025

Vllaznia-Ofertë nga Hungaria për Kevin Dodajn. Drejtuesit kuqeblu, akoma nuk kanë kthyer përgjigje, kërkohet që shifra e afruar nga hungarezët të dyfishohet

Lexo

Një largim tjetër po përgatitet te Vllaznia dhe kësaj here në formë shitjeje. Fjala është për Kevin Dodajn, i cili prej kohësh diskutohet për një transferim jashtë vendit. Dhe realisht ofertat dhe interesimi nuk ka munguar në adresë të 19-vjeçarit.

Ekipi i fundit që ka dalë në skenë për të marrë shërbimet e sulmuesit është Gyor, skuadër që militon në elitën e futbollit në Hungari, ku në sezonin e fundit pjesë e hungarezëve ishin edhe Albion Marku dhe Eneo Bitri, teksa aktualisht me ekipin ende është pjesë futbollit tjetër shqiptar, Ledio Beqja. Pikërisht ekipi i “shqiptarëve” duket se ka një preferencë konkrete për Kevin Dodajn, për të cilin sipas asaj çfarë mëson gazeta japin një shifër prej 200-250 mijë eurosh për të blerë kartonin nga Vllaznia.

Një ofertë e tillë momentalisht është refuzuar nga kuqeblutë, të cilët po bëjnë rezistencë. Pasi kërkesa e tyre për shitjen e Dodajt nis nga 300-400 mijë euro minimalisht. Prandaj oferta e parë e paraqitur nga hungarezët nuk ka bindur drejtuesit e klubit, që po ashtu nuk duan të privohen nga shërbimet e Dodajt në një moment ku ndeshjet e “Conference League” janë shumë afër.

Megjithatë, pavarësisht kësaj rezistence momentale të Vllaznisë, e ardhmja e Dodajt duket larg Vllaznisë, me sulmuesin e talentuar, që me siguri deri në përfundim të verës do transferohet në një kampionat jashtë vendit.

Nga ana tjetër, për Dodajn, i cili ishte një nga zbulimet e sezonit në Superiore, kjo do të ishte një lëvizje e rëndësishme në karrierë. Me sulmuesin, i cili luajti sezonin e tij të parë të plotë si profesionist në edicionin 2024-‘25, ku me Vllazninë zbriti 37 herë në fushë në kampionat, duke shënuar edhe 6 gola. Tashmë, gjatë këtyre javëve mund të ketë zhvillime të shumta për sa i përket së ardhmes së 19-vjeçarit, që është një futbollist me potencial konkret për një transferim jashtë vendit. Më parë ai është kërkuar edhe në Suedi.

Endri ÇINARI

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img