Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Stojanoviç, Juriç Dragoshi, Smajli, Cheshmedjiev, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Balaj- Gruda.
Sapo ka nisur përmes një interesimi të madh nga ana e publikut boshnjak. miqësorja e tretë dhe e fundit e kuqebluve në token boshnjake, NK Igman Konjic-Vllaznia. Ajo që vërehet është në formacionin e parë të teknikut Migen Memëlli mungojnë dy titullarët, Ersin Hakaj dhe Mehdi Çoba. Mungesa këto që sipas drejtuesve vijnë për arsye të një gjendje jo të mirë shëndetësore.
Nga ana tjetër, edhe pse ditë të tëra që është zyrtarizuar dhe kryen proçesin stërvitor me skuadrën, vazhdon të mungojë mbrojtësi Eslit Sala, I ardhur këtë merkato verore nga Malta.
Po kështu, të paktën në këtë start takimi, mungon edhe sulmuesi shqiptar i ardhur nga Maqedonia e Veriut, Bujar Hajdari.
Ndërkohë, për t’u theksuar është se blerja e verës, Ildi Gruda i ardhur nga Teuta duke u rikthyer në shtëpinë e tij, për herë të parë në këto miqësore e nis si titullar.
Miqësorja e sotme, vjen pas dy të parave, të cilat regjistruan një fitore 4-0 me NK Medjugorje të kategorisë së dytë dhe barazim 1-1 ndaj NK Posusje të Superligës boshnjake.