Siç është bërë me dije edhe më herët, java e 12-të e kampionatit kombëtar të kategorisë Superiore do të luhet në mesjavë. Të pesë çiftet e Superiores janë ndarë të luhen, dy të martën, dy të mërkurën, dhe një të enjten.
Tradicionalja, Vllaznia-Partizani, është programuar të luhet të mërkurën, duke filluar nga ora 16.45. Një ndeshje që ka tërhequr intresimin e madh të tifozërisë shkodrane për ta ndjekur live nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Pikërisht, për këtë, Klubi i Futbollit Vllaznia ka marrë amsat e duhura që të nxjerrë në treg që prej ditës së hënë biletat për këtë ndeshje.
Kështu, një gjë e tillë bëhet e ditur përmes njoftimit zyrtar, ku sqarohen edhe çmimet përkatëse që janë për çdo tribunë të stadiumit “Loro Boriçi”. Pak a shumë, janë të njëjtat çmime si ato të ndeshjes ndaj Laçit, që për hirë të së vertetes numri i tifozëve të pranishëm në stadium ka qënë shumë i pakët.
“NJOFTIM
Duke filluar nga sot nisja shitja online e biletave të ndeshjes Vllaznia- Partizani e cila luhet ditën e mërkurë në orën 16.45 në stadiumin “Loro Boriçi”. Biletat mund të blini duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
Nderkohe sportelet pranë stadiumit do të jenë të hapura:
Të marten 10.00- 17.00
Të mërkuren 10.00 deri në orarin e ndeshjes.
Eja edhe TI!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të KF Vllaznia