Monday, November 25, 2024

Vllaznia, përgatitet për Partizanin. Të shtunën, ora 14:00 në “Loro Boriçi”, miqësore me Kastriotin

Lexo

Vetëm tre ditë pushim ka pasur Vllaznia në periudhën e ndërrimit të viteve. Konkretisht, data 31 dhjetor e 2022-shit, si dhe dy ditët e para të vitit të ri, ndërkohë që me datë 3 janar, kuqeblutë janë paraqitur në fushën stërvitore për të vijuar përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit.

Në dispozicion të trajnerit Mirel Josa ka qënë i gjithë grupi kuqeblu, ku përjashtim ka bërë vetëm mbrojtësi Darko Bulatoviç, i cili pas një ndërhyrje kijurgjikale në periudhën e ndërrimit të viteve është këshilluar nga stafi mjekësor edhe për disa ditë të tjera pushim.

Ajo që ia vlen të theksohet, është, se përpos lajmeve për largime dhe afrime, aktualisht në skuadër nuk ka asnjë lëvizje. Që do të thotë se shumë të diskutuarit për një largim të mundshëm, si Kristian Vulaj, Ante Aralica dhe Helvedin Heriç, vazhdojnë të stërviten me grupin kuqeblu. Asgjë të re nuk ka edhe sa i përket afrimeve.

Edhe pse, në opionin publik përfliten lojtarë të ndryshëm, mes të cilëve edhe Bekim Balaj dhe Eraldo Çinari, asnjëri prej tyre nuk konfirmohet zyrtarisht. Në të tilla kushte, tekniku Josa së bashku me kolegët e tij Sinani, Miloti dhe Lekiqi, kanë filluar të bëjnë planet e vazhdimësisë së sezonit me lojtarët aktualë që kanë në dispozicion.

Ndeshja mer Partizanin po afron. Sfida në fjalë që luhet me 14 janar për llogari të javës së 16-të të Abissnet Superiore është mjaft e rëndësishme për skuadrën kuqeblu pasi e përballë me skuadrën kryesuese të kampionatit me një diferencë prej shtatë pikësh nga njëra tjetra, Partizani i pari me 29 pikë dhe Vllaznia e katërta me 22 pikë.

Ndaj, për kuqeblutë, objektivi i të cilëve është titulli kampion, kërkohet patjetër marrja e pikëve të plota në kryeqytet për të shkurtuar diferencen me kreun  renditjes. Në pritje të kësaj supersfide, Vllaznia ka planifikuar një ndeshje miqësore, të cilën do ta luajë të shtunën përballë Kastriotit të Krujës.

Miqësorja në fjalë, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 14:00, konsiderohet një test shumë serioz për skuadrën kuqeblu. Me interes pritet të shikohet se si do ta vendosë Josa skuadrën në fushën e lojës, formacion i cili pritet të jetë në fushë edhe në sfidën e 14 janarit në transfertë me Partizanin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img