Vllaznia ka lënë pas një ndeshje shumë të vështirë siç ishte ajo me Skënderbeun në transfertë, pasi përballë kishte një kundërshtar të karikuar për fitore. Krahas të tjerave, për stafin teknik të Vllaznisë, dhe konkretisht trajnerin e portjerëve, dëmtimi i dy portjerëve titullarë, Kristi Qarri dhe Jurgen Mehidri, ka bërë që Vllaznia të udhëtojë me katër portjerë në Korçë duke marrë me vete edhe dy portjerët 18 vjeçarë, Aron Jukaj dhe Rezart Bunjaj.
Situatën në fjalë e komenton në prononcimin e dhënë për TV1 Channel, trajneri i portjerëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi.
“Të them të drejtën, edhe për mua ishte një situatë që nuk e kisha kaluar më përpara. Çdo mungesë e çdo titullari, apo edhe çdo lojtari do të thosha që është pjesë e ekipit, ndikon në përformancën e skuadrës në tërësi. Duke pasë parasysh se Kristi Qari ishte i dëmtuar më herët dhe Jurgen Hidri i dëmtua në ndeshjen e fundit të Kupës, atë ditë unë kam udhëtuar me katër portjerë, ndoshta shumë pak vetë e dinë, sepse ishin në dimelë se mos rikthehej ndonjëri prej tyre meqë shkuam dy ditë më herët në Korçë dhe fati e deshti që Jukaj ta fillojë ndeshjen si titullar. Përveçse komplimenteve për ndeshjen, sigurisht që unë jam shumë i kënaqur për përformancën e tij, por unë them se ai nuk bëri asgjë tjetër përveçse më konfirmoi se në ekipin e Vllaznisë, tashmë janë tre portjerë Qarri-Mehidri-Juka që realisht, në thojza do të thosha do të më bëjnë në vazhdimësi me dhimbje koke.”, thotë trajneri trajneri i portjerëve Lekiqi
Në vijim, trajneri Lekiqi flet edhe për pragndeshjen Kukësi-Vllaznia që luhet të dielën në transfertë.
“Besoj se do të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Sigurisht, që do të jetë një ndeshjen e vështirë, por jam i mendimit dhe kam besim të plotë se do të marrim tre pikë të plota edhe në Kukës dhe do të kthehemi me fitore në Shkodër.”, përfundoi trajnri i portjerëve Ideal Lekiqi.