Sunday, April 28, 2024

Kombëtarja, në pritje të listës kuqezi. Kthehet Manaj, thirret edhe Broja, mungon Ismajli, por pritet edhe ndonjë suprizë

Lexo

Kombëtarja kuqezi e futbollit tashmë bëhet gati për dy miqësoret e 10-ditëshit të fundit të marsit dhe stafi teknik ende nuk ka bërë publike listën e futbollistëve, që pritet të zyrtarizohet të premten. Natyrisht, ekziston një listë e përgjithshme emrash që konsiston në ata që kanë qenë emrat që kanë qenë të përhershëm në epokën diçka më tepër se njëvjeçare të Silvinjos, por vetë braziliani ka theksuar gjithmonë se do të presë deri në fund e do t’ua japë shansin të gjithëve.

Dhe me paraqitjet e bëra dhe 19 golat e shënuar në Kupë dhe kampionatin e Turqisë, duket se Rei Manaj e ka detyruar kreun e stolit kuqezi t’i bëjë një ftesë për ta rikthyer në kombëtare. Kjo dëshmohet nga interesimi i Silvinjos dhe zëvendësve të tij për sulmuesin shqiptar të Sivasporit, çka nënkupton se ai do të jetë një prej lojtarëve që do të grumbullohen për dy miqësoret, ndaj Kilit dhe Suedisë. Manaj padyshim e ka merituar ftesën me golat e tij, por në listën e miqësoreve të fundit të muajit do të jetë edhe Armando Broja.

Sulmuesi i Fulhamit cilësohet si lojtar i rëndësishëm për Kombëtaren dhe pse paraqitjet e tij në Premier Liguë kanë qenë të pakta. Por energjia dhe vizioni i tij për lojan e bëjnë Brojën lojtar të nevojshëm për përfaqësuesen dhe ai pritet të jetë i pranishëm ndaj Kilit dhe Suedisë për t’u integruar edhe një herë në skuadër. Hera e fundit e tij në Kombëtare është ajo në nëntor të 2022-shit në miqësoren me Italinë, të luajtur në “Arenën Kombëtare”.

Ndërkaq, dëmtimi përballë Milanit mund t’i kushtojë shtrenjt Ardian Ismajlit, pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare duket se do të detyrohet të qëndrojë për një periudhë relativisht të gjatë jashtë fushës së lojës, afro një muaj dhe do të mungojë në miqësoret e marsit. Ndërkaq, burime pranë kampit kuqezi theksin se mund të ketë edhe surpriza, pasi se trajneri Silvinjo mund të të grumbullojë edhe një futbollist që do të veshë për herë të parë fanelën e Kombëtares.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img