Tuesday, August 19, 2025

Vllaznia-Presidenti Xhaferi, plotëson listën e dëshirave të Edi Martinit. Futbollisti i kombëtares së Moldavisë Cristian Dros, kontratë dy vjeçare me kuqeblutë

Lexo

Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi “hap thesin” duke mos u kursyer për asgjë në këmbim të ndërtimit të një skuadre pretendente për fitimin e titullit kampion në sezonin 2025-2026.

Deri më tani ka bërë realitet të gjitha dëshirat e trajnerit Edi Martini duke sjellë në skuadër lojtarët që ai ka preferuar të ketë në dispozicion, dhe kështu ka bërë edhe këtë herë kur në skenë doli emri i futbollistit të kombëtares moldave Cristian Dros.

Mesfushori që sezonin e kaluar luajti për AF Elbasani, pëlqehet nga tekniku Martini, dhe pas negociatave dy palëshe, moldavi Cristian Dros ka mbetur i kënaqur me ofertën e presidentit Xhaferi duke pranuar të firmosë një kontratë dy vjeçare me kuqeblutë.

Menjëherë pas firmës në kontratë, Cristian Dros është bashkuar me skuadrën duke zhvilluar seancën stërvitore të radhës dhe me të gjitha gjasat do të jetë në listën e protokollit të Vllaznisë për sfidën e së premtes ndaj Egnatias për javën e parë të Superiores 2025-2026.

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia:

“KF Vllaznia ka kënaqësinv tv njoftojë se ka arritur akordin me futbollistin Cristian Dros. Mesfushori që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Elbasanit, tashmë do të jetë kuqeblu deri nv vitin 2027. Welcome Cristian!”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img