Thursday, April 25, 2024

Vllaznia pushim edhe të hënën….të premten sfida kryesore me Teuten

Lexo

Vllaznia do të luajë të premten e 8 janarit një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit duke pasur përballë Teutën e Durrësit, rivalin që e ndjek nga pas në vendin e dytë me 6 pikë më pak. Rezultati i kësaj ndeshje përcakton pak a shumë edhe fatet e sezonit, pasi një rezultat pozitiv i kuqebluve e thellon edhe më shumë diferencen me rivalët për të ecur edhe më e sigurt drejt suksesit të fitimit të titullit kampion. Sytë dhe veshët, të gjithë do t’i kenë në stadiumin “Loro Boriçi” kur në orën 18.00 starton supersfida e vitit.

Ashtu siç ishte prashikuar edhe më heret, këtë radhë periudha e ndërrimit të viteve i ka rezervuar vetëm pak ditë pushim skuadrave të kategorisë Superiore, pjesa më e madhe e të cilave është rikthyer në proçesin stervitor që të dielen. Ndërkohë, në kampin kuqeblu mendojnë ndryshe. Drejtuesit e Vllaznisë kanë preferuar që ta kenë pushim edhe të hënën, ndërkohë që seanca e parë e vitit 2021 pritet të startojë të martën e 5 janarit. Një vendim ky i marrë me miratimin edhe të stafit teknik me argumentin për t’i lënë më shumë ditë në dispozicion skuadrës për rikuperim të energjive.

Por, nga ana tjetër, në opinionin sportiv, dhe kryesisht në radhët e specialistëve të futbollit kanë edhe mendime ndryshe. Ku, sipas tyre, pushimi disa ditor pranë familjeve të tyre mund të japë edhe ndonjë efekt anësor për futbollistët në aspektin e prishjes së regjimit që për tre ditët që ka në dispozicion deri ditën e ndeshjes me Teutën mund të jetë i pamjaftueshëm për tu normalizuar. Megjithatë, ajo që do ta vertetojë saktësisht një gjë të tillë do të jetë mbrëmja e së premtes në duelin e dy pretendeteve për titull, Vllaznia-Teuta, ku si gjerman që është, tekniku Brdariç duhet t’i ketë marrë masat e nevojshme për të hedhur në fushën e lojës lojtarët më në formë, me të cilët do të kërkojë suksesin.

Sfida Vllaznia-Teuta, që është edhe e para e këtij viti në futbollin shqiptar për vitin 2021 hap kësisoj javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë Superiore, ndërkohë që një ditë më pas, të shtunën janë planifikuar çiftet e tjera:  Kastrioti – Skënderbeu, Laçi – Kukësi dhe Bylis – Tirana dhe Partizani – Apolonia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img